Në Maqedoninë e Veriut është rikthyer ndotja e ajrit në shifra alarmante, madje të enjten dhe të premten, Shkupi ishte qyteti më i ndotur në botë, duke lënë pas kryeqytetet si Daka, Nju Delhi dhe Kalkuta, bazuar në faqet botërore të internetit për matjen e ndotjes së ajrit. Prania e grimcave PM10 dhe PM2.5 tani disa ditë është shumë herë mbi normat e lejuara, ndërsa në Shkup ka arritur në mbi 200 mikrogramë për metër kub.

Drejtuesit e qytetit të Shkupit, masën e vetme që kanë ndërmarrë ishte ajo e transportit publik falas nëpër qytet, me qëllim uljen e numrit të automjeteve në komunikacion, që konsiderohet si një nga shkaktarët e ndotjes. Por, edhe kjo masë aplikohen varësisht nivelit të ndotjes.

Institucionet në vazhdimësi janë kritikuar për mungesë masash, në veçanti nga sektori joqeveritar, ndërsa shumë herë janë organizuar edhe protesta, por pa ndonjë rezultat konkret.

Nga Ministria e Ambientit Jetësor, thonë se rregullativa ligjore është adekuate, që parasheh një sërë masash, përfshirë edhe gjobat për ndotësit, por problemi kryesor sipas kësaj ministrie, qëndron në mënyrën e ngrohjes gjatë sezonit dimëror.

“Derisa të mos e ndryshojmë mënyrën e ngrohjes së ndërtesave dhe banesave publike dhe private, nuk do të kemi zgjidhje afatgjatë për këtë problem. Duhet të presim ndërtimin e rrjetit të gazit dhe investime tjera në sistemin energjetik, që të mund të shohim rezultate edhe në uljen e ndotjes së ajrit”, thonë nga Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Elmedina Abdullahi, njohëse e çështjeve të ambientit dhe drejtuese e shoqatës “Nëna dhe Fëmija”, thotë për Radion Evropa e Lirë se, se zgjidhje afatgjatë të problemit nuk do të ketë asnjëherë nëse për këtë problem, sipas saj, flitet vetëm atëherë kur të paraqitet ndotja.

Ajo thotë se nevojitet një strategji afatgjate, detektimi i ndotësve dhe hartimi i masave konkrete.

“Problemi me ajrin e ndotur është këtu mes nesh. Nga ky problem nuk jemi duke u çliruar vetëm për një arsye, sepse për këtë problem diskutohet vetëm kur vjen dimri, kur ka ndotje dhe nuk diskutohet asnjëherë për një zgjidhje afatgjate. Ata që janë në Qeveri gjithmonë arsyetohen se është një problem që nuk mund të zgjidhet aq lehtë. Por, edhe pse u janë në pozita që mund të ndërmarrin masa afatgjate, ata nuk e bëjnë një gjë të tillë dhe prandaj ne vazhdojmë të kemi ajër të ndotur”, thotë Abdullahi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Çmenduri/ Fëmijët marrin armët dhe dalin për të vrarë policë

Një ngjarje që të trondit u regjistrua në Florida të SHBA-së të…

Plenkoviq: Kroacia do ta ndihmojë Kosovën në çështjen e liberalizimit të vizave

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq po qëndron në një vizitë zyrtare në…

Kurti: Projektin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” do ta trajtojmë në nivelin më të lartë të seriozitetit që e meriton

Nën kryesimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është mbajtur mbledhja e…

Shtegu për biçikleta në Tetovë bëhet objekt tallje në rrjetet sociale

Në vend të fjalëve të mira dhe lëvdatave, shtegu i biçikletave në…

Stejt Departamenti për arratisjen e Mijallkovit: Nga afër po e ndjekim situatën

“Jemi të vetëdijshëm për këta raporte, dhe po e ndjekim nga afër…