Një zëdhënës i aviacionit civil njoftoi rifillimin e fluturimeve, duke këshilluar pasagjerët të qëndrojnë të përditësuar duke ndjekur mesazhet nga kompanitë ajrore
Pas një pezullimi të shkurtër për shkak të sulmeve në disa qytete iraniane herët sot, fluturimet në Iran rifilluan në orën 9 të mëngjesit me kohën lokale.
Një zëdhënës i aviacionit civil njoftoi rifillimin e fluturimeve, duke këshilluar pasagjerët të qëndrojnë të përditësuar duke ndjekur mesazhet nga kompanitë ajrore.
Më herët, sipas mediave shtetërore iraniane, forcat e mbrojtjes ajrore të Iranit raportuan se sulmet izraelite kishin në shënjestër pozita në kryeqytetin Teheran dhe në dy provinca, duke pretenduar se ato i penguan me sukses këto sulme.
“Pavarësisht paralajmërimeve të mëparshme nga Republika Islamike ndaj regjimit kriminal sionist për t’u përmbajtur nga veprimet provokuese, ky regjim sulmoi sot në mëngjes objektet ushtarake në Teheran, Khuzestan dhe Ilam në një përshkallëzim të qartë”, theksuan forcat e mbrojtjes ajrore iraniane.
Sipas burimeve të sigurisë, sulmi filloi rreth orës 2:30 të mëngjesit me orën lokale.
Autoritetet iraniane kanë konfirmuar se sulmet izraelite shkaktuan dy viktima dhe njëkohësisht sulmin izraelit e cilësuan si një përpjekje për të sulmuar.