Të paktën 21 persona kanë vdekur pasi reshje të dendura dëbore kanë bllokuar mijëra qytetarë në automjetet e tyre në veri të Pakistanin.

Rreth 1,000 automjete u bllokuan, edhe pse nxituan për t’i shpëtuar reshjeve të dëbore në qyteti Murree.

Sipas BBC mes viktimave është dhe një polic, gruaja e tij dhe gjashtë fëmijët e tyre, si dhe një familje tjetër me pesë anëtarë. Nga ana tjetër autoritetet sqarojnë se kanë shpëtuar rreth 300 persona që ishin bllokuar nga dëbora.

Forcat e ushtrisë po pastrojnë rrugët që të çojnë në qytetin Murree për pasur sa më të lehtë operacionin e shpëtimit të qytetarëve të bllokuar.

Ndërkohë ministri i Brendshëm, Sheikh Rashid, është shprehur se kjo situatë është shkaktuar nga fluksi i madh i turistëve që ishin në këtë zonë, gjë që solli dhe bllokimin e rrugëve e më pas bllokimin e qytetarëve në makinat e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zhvillimet në BFI, Osmani: Vendimi i gjykatës ishte skandaloz dhe i turpshëm (VIDEO)

Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, e ka quajtur skandaloz dhe…

Arrestohet Dardan Krivaqa

Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares M.O, është…

Idrizovë, prindërit refuzojnë çdo zgjidhje përveç Njegoshit

Nëse Komuna e Gazi Babës nuk pranon kërkesën e 11 prindërve shqiptarë…

Osmani: T’u tregojmë brezave të ardhshëm për trimërinë e UÇK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se dëshmorët kanë ndërtuar rrugën e…

Aleati i Putinit gjendet i vdekur bashkë me gruan dhe vajzën

Vladislav Avayev, një aleat i afërt i Presidentit rus, Vladimir Putin, i…