Nuk ka detaje të reja rreth rastit “Reket” dhe hapat që po ndërmerr Prokuroria për Krimin e Organizuar. Po pritet ekspertiza e telefonave celularë të Katica Janevës, e cila duhet të zbardh nëse ajo ka komunikuar me Boki 13, i cili është i dyshuari i parë për zhvatje të 1,5 milionë euro nga biznesmeni Orce Kamçev. Dhe ndërsa prokuroria është e kujdesshme me njoftimet që bën, roli kryesor për komente të çështjes deri më tani ka kaluar në duart e politikës. Kryeministri beson se qeveria ka krijuar kushte që Prokuroria të mund të ndjek krimin duke përmendur rastin “reket”.

Ky është një shembull i shkëlqyeshëm i luftës kundër krimit dhe korrupsionit, pavarësisht se për kë bëhet fjalë. Kemi individë në shoqëri që mund të jenë tregues, mund të dëshmohet përfshirja ose diçka e ngjashme. Sistemi po funksionon, më në fund ekziston një sistem i pavarur që përfundimisht po lufton krimin dhe korrupsionin- deklaroi Zoran Zaev.

Opozita, prej ditësh, ka parë një përpjekje të prokurorisë për ndjekje penale, për të shpëtuar zyrtarë të lartë të pushtetit.

Qytetarët nuk janë naivë dhe e dinë se nëse Boki 13 nuk ka gëzuar mbështetjen edhe nga pushteti i Zeavit nuk do të merrte guximin të zhvaste, shantazhonte dhe të kërcënonte. Përgjigje dhe përgjegjësi duhet doemos të ketë, nëse jo nga Ruskoska, Prokuroria, atëherë nga ndonjë prokurori tjetër e pakontaminuar politike- tha Naum Stoillkoski, VMRO-DPMNE.

Deri tani të dyshuar në “Reket” janë Boki 13 dhe Zoki Kiçeec. Kanë zhvatur 1,5 milionë euro nga Orce Kamçevi me premtimin se do të pengojnë hetimin kundër tij me ndikim në PSP. Përveç kësaj, Prokuroria bëri të ditur se ka edhe dëshmi audio dhe video nga dorëzimi i parave, por edhe regjistrim nga përfshirja në takim përmes interfonit të prokurorit të PSP-së. Deklaratë për skemën e reketit për këtë rast kanë dhënë edhe kryetarja e Manastirit, Natasha Petrovska dhe kryetari i Karposhit, Stefan Bogoev.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Fokus: BDI si femër tradhtare, e martuar me qeverinë, e dashuruar me VMRO-në!

Revista Fokus në mënyrë interesante e përshkruan pozitën aktuale politike të Bashkimit…

Mançevski: Administratorët që rrinë në shtëpi, së shpejti në punë, kush nuk pranon i ndërpritet kontata

Çështje e sistemimit të administratorëve do të merr fund për pak muaj.…

Fillon gjykimi për “Lidhjen ndërkombëtare”, Bojan Jovanovski i akuzuar për mashtrim dhe larje parash

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahet seanca e parë…

Premtimet e partive për reforma në gjyqësor, ekspertët: Nevojitet riemërim i gjykatësve dhe prokurorëve

Reforma në gjyqësor. Sa dhe si është i mundur ky proces? Ky…

Ndotja e ajrit dhe të sëmurë nga mushkëritë

Ndotja enorme e ajrit ka rritur numrin e pacientëve që vuajnë nga…