SFushata për zgjedhjet e gjashta presidenciale sot vazhdon me prezantimin e programeve të tre kandidatëve.

Kandidati për president Blerim Reka, i cili në zgjedhjet presidenciale e ka përkrahjen e Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa, sonte ka takime me qytetarë në fshatin Zhelinë.

Kandidati për president i LSDM-së dhe Koalicionit, Stevo Pendarovski sot në ora 14 do ta mbajë tubimin qendror në Shkup, i cili do të mbahet para selisë së Delegacionit të BE-së, ndërsa do të fillojë me marsh qytetar para ndërtesës së Kryqit të Kuq.

Kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, Gordana Siljanovska – Davkova, e cila tubimin qendror në kryeqytet e ka mbajtur mbrëmë, sonte do të ketë takime në Sveti Nikollë dhe në Veles.

Fushata filloi më 1 prill dhe do të zgjatë deri më 19 prill, pas çka do të vijojë heshtje 24-orëshe zgjedhore para ditës së zgjedhjeve në rrethin e parë të caktuar për më 21 prill. .

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Reagon Bujar Zendeli nga Vishtica: Personat e involvuar në bisedë, publikisht të tregojnë se unë nuk jam “Bujari” që përmendet në bisedën mes tyre

Isha i tronditur kur e lexova emrin tim në disa tekste të…

Zaev thërret të gjithë deputetët që t’i bashkohen në qeverisjen e ardhshme të vendit

LSDM e udhëhequr nga Zoran Zaev përmes një komtese për media ka…

Çka po ndodhë me ish-ministrin e Gruevskit në burgun e Shutkës

Dita e nëntë me radhë, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski…

Në orën 20 konferencë për shtyp në Qeveri lidhur me rastin e parë me koronavirus në vendin tonë

Në orën 20 në hapësirat e Qeverisë do të mbahet konferencë e…

Fillon me këngë e valle patriotike protesta e “EL Chekës”

Ashtu siç ishte edhe parashikuar në orën 14:o0 ka filluar protesta e…