SKandidatët për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe sot e vazhdojnë fushatën, ku në takime me qytetarë dhe tubime i prezantojnë programet e tyre zgjedhore.

Në ditën e gjashtë të fushatës zgjedhore Blerim Reka i cili mbështetet nga Aleanca për Shqiptarët dhe BESA, do të realizojë takim me qytetarët e Strugës, kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, Gordana Siljanovska Davkova do të mbajë tubim në Gjorçe Petrov dhe Kumanovë. ndërsa kandidati i LSDM-së dhe Koalicionit Stevo Pendarovski do të takohet me qytetarët e Mogilës dhe Novacit dhe tubime me qytetarët në Demir Hisar dhe Resnjë si dhe tubim në Manastir.

Fushata zyrtarisht ka filluar më 1 prill, ndërsa do të zgjas deri më 19 prill pas së cilës pason heshtje 24 orësh para ditës së zgjedhjeve.

Pendarovski nën moton “Bashkë përpara” e filloi fushatën nga Prilepi, Siljanovska nën sloganin “Drejtësi për të gjithë” nga vendlindja e Ohrit, derisa Reka nën moton “Republikë për të gjithë” nga Shkupi.

Tre kandidatët për president të shtetit kanë premtuar fushatë të qetë dhe korrekte në pothuajse gjitha vendet e populluara.  .

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Policia me kontrolle të përforcuara për zbatimin e masave kundër koronavirusit

Ministria e Punëve të Brendshme ka formuar Trup Koordinativ për zbatimin e…

Strumicë, mbyllet klubi i natës që organizoi ahengje gjatë pandemisë

Klubi i natës “Avatar” nga Strumica sot në mëngjes është mbyllur nga…

Aleanca: BDI fundosë drejtësinë me premtime pa realizime

“BDI gjithmonë është mbështetur në pika të dobëta të shqiptarëve duke i…

Shtrenjtohen benzinat, lirohet dizeli

Edhe pse në bursat botërore derivatet e naftës kanë shënuar ulje të…

13 vjeçari goditet me thikë

Persona të rinj të panjohur, mbrëmë në Butel me thikë kanë sulmuar…