Për herë të parë në historinë post-komuniste ndodhë që një kryetar i BFI-së të refuzojë takimin me Ministrin e Haxhit sepse do ta ketë një aktivitet partiak lokal në katundin e vet! Kjo është çmenduri totale e Shaqir Fetait

Nga Fejzi Salihu

Delegacioni nga BFI-ja që paskësh shkuar në Arabinë Saudite po e përfaqësuaka Shaqir Fetain! A mos është i sëmurë, në derexhe të vdekjes, ky farë Shaqir Fetai? A mos është i arrestuar për vjedhje e për degjenerim të vakëfit, apo i arrestuar politikisht? A është i mbajtur peng diku, a mos ia kanë marrur dokumentin e udhëtimit, apo, çfarë u bë që Shaqir Fetai të përfaqësohet në takimin me Ministrin e Haxhit nga Ismet Ademi? Pse pikërisht nga Ismet Ademi, kur dihet fare mirë se ai është linku i njerëzie të dyshimitë me njerëz ta paverifikueshëm të botës arabe! Pse pikërisht Ismet Ademin, njeriun e burgosur rreth një viti nga shteti arab deri sa ka studiuar atje!
Kush është Shaqir Fetai që të përfaqësohet në takime me zyrtarë më të lartë të Shtetit arab! Të mos takohet Shaqir Fetai me Ministrin e Mbretërisë Arabe por të përfaqësohet nga dikush që nuk është i denjë të takohet me askënd tjetër përveçse me prokurorë të shtetit?! Si guxon Shaqir Fetai t’i dërgojë të falura dhe ta falënderojë për organizimin e haxhit dhe për lehtësira të tjera që i ofrohen haxhinjëve tanë! Skandaloze! Shaqir Fetai as që i mendon fjalët kur i nxjerr nga b… A është normal ky njeri! E falënderon Ministrin që po ia organizuaka Haxhin! Shaqir Fetai thotë: “Delegacioni i BFI, i përcolli Ministrit të Haxhit dhe Umres falënderimet e Kryetarit të BFI, Reisul Ulemasë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai për organizimin e Haxhit dhe për lehtësimet e tjera të cilat ua ofrojnë haxhinjëve tanë!” Pra, paska diçka speciale që po ua ofruakan haxhinjëve tanë dhe jo të gjithë haxhilerëve të botës! Pse po rrenë sa është i rrumbullakët Shaqir Fetai? Duhet t’i vijë turp, avdallit!
“Humoristi” injorant, megjithatë, duhet të tregojë të vërtetën! Si e eliminoi vizitën dhe takimin me Ministrin e Haxhit të Arabisë Saudite nga axhenda e vet! Kush u bë sebep! Çka përfaqëson Shaqir Fetai! Çka organizon Shaqir Fetai: jetën politiko-partiake apo jetën fetar! Ky, e harron jetën fetare kur është në pyetje aktiviteti i liderit politiko-partiak që do ta ketë në fshatin e tij! Fiks dy javë abstenon nga jeta fetare në efekt të organizimit partiak!
Këto ditë u publikua se një lider partiak, i cili e instaloi Shaqir Fetain në krye të BFI-së, do të oranizojë një takim me elektoratin e katundit të Shaqir Fetait, në Çegran! Në këtë vend do të prezantojë edhe lideri i partisë, për të cilin Shaqir Fetai e lëshon takimin me Ministrin e Haxhit, nga frika se mund të keqkuptohet nga lideri partiak dhe ta spostojë nga vendi ku e ka instaluar! Zatën, jo njëherë i është ankua liderit partiak se disa bashkëpunëtorë të tij të brendshm janë duke punuar për ta larguar me një puç klasik, mu siç e largoi Shaqir Fetai h. Sulejman ef. Rexhepin! Shaqir Fetai është paranojak, e di se çfarë m… ka hëngër dhe, tashmë, është i bindur dhe tmerrësisht i frikësuar se pikërisht atë lojë të ndyrë do t’ia luajnë edhe Shaqir Fetait. Ndaj dhe, ai patjetër duhet të jetë në Çegran ditën e vizitës së liderit partiak, sepse, pastaj, ky lider do të mund të hidhërohet me këtë avdall dhe ta përplasë hundë e buzë dhe në vend të tij të sjell një njeri më normal!
Kjo është arsyeja se pse e injoroi Ministriinë e Haxhit dhe, për ta “zbutur” paksa situatën, i çon lavdërata kësaj Ministrie për organizimin e Haxhit, sjellje kjo tipike prej karrieristi të pamend!
Shaqir Fetai tashmë i ka çuar selam liderit politik se “i gjallë apo i vdekur”, ai vetë do të dalë në krye të katundit Çegran për ta pritur liderin! Në këtë mënyrë ai dëshiron t’i tregojë se për të, si “lider fetar”, ai është më i rëndësishëm se sa Ministria të cilës “i përkulen” të gjithë orgtanizatorët e haxhit deri sa të mbarojë ky obligim fetar!
Përveç kësaj, Shaqir Fetai ka filluar të ndjehet shumë i hendikepuar me mosnjohjen e gjuhës arabe! Ç’të kërkojë në takim me zyrtarët arabë kur po e ndjenë veten injorant para tyre. Njeriu që nuk e di gjuhën arabe, është i kotë në takime me arabët, të cilët shprehin mëshirë për të si për një të hendikepuar, me nevoja të veçanta!
BFI-ja ka përplotë intelektualë, profesorë, njohës të përkryer të gjuhës arabe, personalitete të denjë për të qenë përfaqësues të Institucionit Fetar në takime me personalitete të larta arabe, dhe jo të dërgohen atje “personalitete” që nuk dinë ta shkruajnë as emrin e vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Sead Koçani edhe sot nuk u paraqit në burgun e Idrizovës

Sead Koçan në vend që të paraqitet në burgun e Idrizovës për…

Zaev: Zgjidhja ligjore për mbrojtjen e shërbimit diplomatik

Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook bëri të ditur…

Video materiali, Mickoski: Përse Katica Janeva ende nuk është në paraburgim?

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, ka reaguar pas publikimit të videos së…

Një tjetër pacient me koronavirus, mjeke në klinikë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën e radhës pranë qeverisë mbi…

MSh: Nuk ka koronavirus tek mjekët e kthyer nga Madridi

Dy mjekët që u testuan për koronavirusin rezultojnë negativ. Edhe pse ata…