Trump nënshkruan vendimin pas trazirave që shkaktoi vrasja e Floyd

Presidenti amerikan Donald Trump së fundmi ka nënshkruar urdhrin që do të bëjë të mundur reformimin e departamenteve të policisë. Ky vendim vjen pas vrasjes së afroamerikanit George Floyd, që nxiti demonstrata të dhunshme në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por dhe në Evropë.

Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, me këtë urdhër të gjitha departamentet e policisë në SHBA duhet të rrisin transparencën dhe të investojnë më shumë burime për trajnimin dhe rekrutimin e policëve.

Në këtë mënyrë, të gjithë policët duhet të zbatojnë praktikat më të mira për të mbrojtur komunitetet në vendet ku ata shërbejnë dhe departamentet duhet të vëzhgojnë oficerët, të cilët ndërmarrin masa ekstreme ndaj njerëzve duke i gjurmuar ata.

Urdhri Ekzekutiv i jep përparësi trajnimeve dhe programeve të tjera për policinë dhe punonjësit socialë që reagojnë ndaj incidenteve ku përfshihen të sëmurët mendorë, personat me varësi nga droga dhe të pastrehët.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump dënoi plaçkitësit dhe përpjekjet radikale dhe të rrezikshme për të shpërbërë, çmontuar dhe shpërndarë departamentet e policisë. Ai shprehu ngushëllimet për familjarët e Floyd, si dhe Antwon Rose, Botham Jean dhe Ahmaud Arbery, të cilët janë vrarë nga policia.

Shumica republikane e Senatit pritet që të hartojë një ligj që i ndalon oficerëve teknikën e shtrëngimit të qafës dhe përdorimin e kamerave trupore nga policia. Nga ana tjetër Dhoma e Përfaqësuesve pritet të votojë këtë muaj një dispozitë, e cila ju jep të drejtën qytetarëve që të ngrenë padi ndaj policëve që shkelin të drejtat e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…