Robert Golob, kryetari i Partisë së Lirisë në Slloveni, i cili dyshohet se është implikuar në një skandal të madh financiar bashkë me Ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i ka mohuar akuzat për përfshirje në aferën e dyshuar për shpërlarje parash.

Në një debat televiziv të enjten, në të cilin morën pjesë 12 përfaqësues të subjekteve politike në Slloveni, Golob tha se Martin Berishaj, i cili dyshohet se shërbeu si sekser i 600 mijë eurove mes tij dhe një kompanie private serbe, është mik i Janez Janshas, kryeministrit slloven, i cili ishte pjesë e panelit debatues në televizionin publik slloven, RTS Slovenia.

Golob, siç raporton Paparaci, tha se Jansha, rival i tij politik me të cilin do të përballet në zgjedhjet parlamentare në Slloveni që mbahen të dielën, është fotografuar dhe shoqëruar me Ambasadorin e Kosovës në Kroaci.

Golob iu referua një fotografie që Jansha ka me Berishajn.

Në një kundërpërgjigje, Jansha e konfirmoi se e njeh Berishajn, kryetarin e Shoqatës Kulturore Shqiptare në Slloveni, por mohoi të ketë lidhje shoqërore me të.

Golob deklaroi se të gjitha të ardhurat i merr vetëm në Slloveni dhe se e gjithë pasuria e tij është “e pastër dhe ka origjinë të njohur”.

Martin Berishaj është implikuar në një skandal të madh financiar, të cilin e ka zbuluar mediumi slloven, Planet TV.

Ambasadori i Kosovës në Slloveni dyshohet se ka transferuar rreth 600 mijë euro kesh nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për tek politikani slloven, Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Filipçe: 15 pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore, 6 në respiratorë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë konferencës për shtyp të ditës së…

Kurti: Projektin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” do ta trajtojmë në nivelin më të lartë të seriozitetit që e meriton

Nën kryesimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është mbajtur mbledhja e…

Bie mbështetja mes republikanëve në Senat për ta shpallur fajtor ish Presidentin Trump

Republikanët në Senatin Amerikan duket se po heqin dorë nga mundësia për…

“Dorian” vret pesë persona

Të paktën pesë persona u vranë si pasojë e uraganit “Dorian” që…

Rreth 50 mijë të vdekur nga COVID-19 në Brazil

Brazili është afër arritjes së shifrës prej 50 mijë të vdekurve nga…