Në një fjalim të fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale, kandidati demokrat për president të SHBA-së Joe Biden u pyet për marrëveshjen e firmosur në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë. Biden tha se nuk ishte njohur ende me detajet e marrëveshjes, por ai theksoi se Kosova duhet të jetë një shtet i pavarur.
“Nuk e di cila është marrëveshja. Ajo ç’ka mund të them në lidhje me Kosovën dhe Serbinë është se Kosova duhet të jetë shtet i pavarur, jo pjesë e Serbisë”, – tha Biden.