Pesë raketa balistike të lëshuara nga Kina duket se kanë rënë në zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë (EEZ), sipas ministrit japonez të mbrojtjes, shkruan Sky News.

Sipas mediumit në fjalë, Nobuo Kishi pretendoi se ishte hera e parë që kishte ndodhur një incident i tillë dhe Japonia kishte paraqitur një “protestë” përmes rrugëve diplomatike.

Një zonë ekonomike ekskluzive është një zonë e detit në të cilën një shtet bregdetar pretendon të drejtat sovrane për të kryer aktivitete ekonomike, të tilla si eksplorimi i burimeve natyrore, kërkimi shkencor detar ose mbrojtja e mjedisit.

Më herët sot, Tajvani tha se Kina kishte lëshuar 11 raketa balistike Dongfeng në ujërat pranë brigjeve veriore, jugore dhe lindore të Tajvanit.

Një hap i tillë vjen si pjesë e stërvitjeve ushtarake kineze rreth ishullit, të cilat kanë rritur tensionet midis Tajvanit dhe Kinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Johnson: Putin duhet ta kuptojë se nuk do të ketë sukses në Ukrainë

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka thënë se presidenti i…

Tsikhanouskaya: Lukashenko po e kthen Bjellorusinë në Korenë e Veriut

Strategjia e Bashkimit Evropian kundër administratës së presidentit të Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko…

Policia e Kosovës shton kontrollet

Policia e Kosovës po vazhdon zbatimin e masave anti-COVID. Me qëllim të…

Macron dhe Le Pen shkojnë në balotazh

Kandidatët rinisën fushatën që pas qartësimit të rezultateve Nuk pati surpriza në…