Pas informacioneve per bllokadat në rrugën Mavrovë-Dibër, ka reaguar Aleanca për Shqiptarë.

Reagimin e ASH-së mund ta lexoni të plotë, më poshtë.

Në ditën e votimit kur me Kushtetutë ndalohet çdo veprimtari që pengon qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e votës, pushteti aktual ka izoluar Dibrën dhe pengon dibranët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike. Në ditën e dielë, ditë votimi, që nga orët e paraditës realizohen punimet në asfaltimin e rrugës Mavrovë-Dibër dhe për pasojë kjo rrugë mbahet e bllokuar. Kjo situatë u ka pamundësuar shumë dibranëve që janë me punë të përkohshme në qytetet e tjera të vijnë dhe të shfrytëzojnë të drejtën e votës. Kërkojmë nga autoritetet që urgjentisht të zhbllokojnë rrugën dhe të kërkohet përgjegjësi për ata që kanë dhënë urdhër për një skenar të këtillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Grabitje me armë në Shkup

Sonte rreth orës 22:20 minuta S.Xh. ka denoncuar në polici se në…

Zjarr me përmasa të frikshme në Romë, shtëllunga e tymit shihet nga kilometra largësi

Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka rënë pasditen e së mërkurës…

Bursa e Moskës do vazhdojë të qëndrojë e mbyllur

Banka Qendrore Ruse ka thënë në një deklaratë që Bursa e Moskës…

Institucionet jotransparente për shpenzimet buxhetore

Transparenca aktive e ministrive, qeverisë dhe komunave në vitin 2021, është 63…

Publikohet nga mediat greke emri i personit të vrarë nga Shkupi dhe atij që u plagos

Tashmë dihet edhe identiteti i personit që mbeti i vrarë nga një…