Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas deklaratave të zyrtarëve serb, konkretisht të udhëheqësve të Listës Serbe, të cilët nuk dënuan aktin e djegies së veturave në veri të Mitrovicës.

Rohde në një reagim në Twitter, e ka quajtur shqetësuese faktin që Lista Serbe nuk bëri një reagim për këto veprime.

“Pse? Shumë shqetësuese fakti që Lista Serbe sërish nuk i ka dënuar zjarrvëniet në automjetet e qytetarëve. Të gjithë duhet të jenë të bashkuar për të dënuar këtë praktikë”, ka shkruar Rohde.

Gjatë tri ditëve të fundit në veri të Kosovës, iu është vënë zjarri veturave me targa të Kosovës, të cilat janë ri-regjistruar nga targat KM të lëshuar nga autoritetet e Serbisë. Targat KM janë të ilegale në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

FOTOLAJM/ Valixhja plot dokumente në makinën luksoze të Xhuvanit

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Gazmend Bardhi, ka…

Kërçovë – një person lëndohet rëndë para shtabit të një partie shqiptare

Një ngjarje e rëndë, disa minuta pas mesnatës, ka ndodhur para shtabit…

Plenkoviq për deklaratën e Milanoviqit: Askush nuk e aneksoi Kosovën

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq tha se Kosova nuk është aneksuar sepse atëherë…

Këshilli i ambasadorëve kërkon anulim të zgjedhjeve, që të vazhdojnë reformat e nevojshme për BE-në

Shoqata për politikë ndërkombëtare “Këshilli i ambasadorëve” i falënderon liderët evropianë dhe…

Zyra e Kryeministrit: S’kemi marrë ftesë për takim mes Kosovës e Serbisë më 11 maj

“Datat, vendet dhe agjendat e takimeve kanë kuptim dhe zbatim kur merremi…