Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka reaguar pasi kryesia e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) e Milo Gjukanoviqit vendosi njëzëri të dielën, më 10 korrik, që të ndërpresë mbështetjen për Qeverinë e Malit të Zi të udhëhequr nga Dritan Abazoviq.

Ai tha se e mirëpret vendimin e Kryesisë së DPS-së.

”E mirëpres vendimin e Kryesisë së DPS-së. Është përgjegjës edhe si burrë shteti kur nuk ke mundësi ta ndihmosh shtetin, të paktën të mos hakmerresh ndaj tij. Do të shohim se cili do të jetë qëndrimi i shumicës së deputetëve. Mali i Zi duhet të ecë përpara – krimi, korrupsioni dhe nacionalizmi nuk janë opsione. E ardhmja evropiane do të fitojë!”, ka shkruar Abazoviq në facebook.

Arsyeja këtij zhvillimi është Marrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe e cila u votua nga shumica e ministrave e Qeverisë së Abazoviqi të premten, më 8 korrik. DPS-ja deklaroi se kjo marrwveshje kërcënon interesat shtetërore të Malit të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Delta kërcënon/ Gjermania synon të shpejtojë fushatën e vaksinimit

Gjermania do të ketë së shpejti doza të mjaftueshme të vaksinave kundër…

Koronavirusi mbush kapacitetet e spitalit të Strumicës

Rritja e numrit të pacientëve të infektuar me COVID-19 i mbushi kapacitetet…

Gjykata Speciale fton për intervistim Gani Gecin

Gani Geci ka bërë të ditur se është ftuar nga Gjykata Speciale…

Rasti në Ferizaj: Policia kërkon bashkëpunim për kapjen e të dyshuarit të dytë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka kërkuar bashkëpunim për kapjen e…

Shqetësimet për sigurinë kombëtare, SHBA anulon licencën e një kompanie kineze

Uashingtoni ia ka anuluar licencën amerikane një prej kompanive më të mëdha…