(Lidhur me komunikatën e komisionit humoristik që ka vendosur ta kryej procesin e zgjedhjeve për Kryetar të BFI-së)

Komunikata e publikuar në veb faqen zyrtare të BFI-së lidhur me zgjedhjet për Kryetar të BFI-së, fatkeqësisht e përligji tërë atë premtim të “kreut të BFI-së” që një ditë tmë parë ia premtuan përfaqësuesve të OSBE-së se do të organizohen zgjedhje të lira e të ndershme. Me të robëruarit dhe të pandershmit nuk mund të ketë zgjedhje, por, vetëm truk sa për të shpëtuar nga kriminaliteti që e kanë ushtruar brenda BFI-së.
Komunikata në fjalë, sa ishte e turpshme aq ishte edhe e marrë, sa ishte amatoreske aq ishte edhe diletanteske! Një komunikatë tërësisht kundërthënëse dhe naive, që paraqet synime djallëzore të të mbaruarve dhe të të dështuarve, të cilët, mundohet që të krijojnë kushte sa të kapen vetëm edhe një herë për një fije kashte.
Komisioni humoristik që mëton të organizojë zgjedhje të lira e të ndershme duhet të tregojë se pse nuk e publikon fillimisht Kushtetutën e BFI-së, pse nuk e publikon Rregullloren! Pse nuk tregon se kush e hartoi, kur u hartua dhe a u miratua kjo rregullore nga Kuvendi i BFI-së, ashtu siç kërkon Kushtetuta aktuale e BFI-së. Nëse bëhet fjalë për Rregulloren e vjetër për zgjedhje të Kryetarit të BFI-së, atëherë, pse e kanë censuruar kushtin që thotë se, për Kryetar konkurrenti duhet të jetë mbi 40 vite por jo më shumë se 60 vite (apo po i krijoni terren Shaqir Fetait 62 vjeç)!
Komisioni humoristik të shkulë së qeshuri kur thekson edhe dy prej kushteve më idiotike, të cilat kanë të bëjnë me propozimin dhe me përkrahjen e kandidatit të mundshëm! Kryetari i ardhshëm nuk zgjedhet për këtë garniturë të dyshimtë e të diskutueshëm të “rijasetit”, sepse, Kryetari i ardhshëm mund të formojë tërësisht Rijaset të ri, prandaj, asnjë kandidati për Kryetar nuk i duhet të propozohet “të paktën prej një anëtari të “rijasetit” aktual si dhe, po i njëjti “të sigurojë përkrahjen e 1/3 të anëtarëve të “rijasetit””! Pra, lojë nonshalante e të frikësuarve nga cv-ja kriminale e disa personave të “rijasetit” që mundohen ta mbajnë peng edhe më tej BFI-në!
Kandidatët që i plotësojnë kushtet e parapara me Kushtetutë si dhe me Rregulloren e vjetër (sepse të re nuk ka) mund të konkurrojnë pa pengesa dhe, varësisht nga programi i tyre, të garojnë për të siguruar sa më shumë vota nga anëtarët e Rijasetit. Këto do të llogariteshin zgjedhje të ndershme dhe jo ato që i paralajmëron komisioni humoristik i “rjasetit” të Shaqir Fetait.
Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI do t’i informojë edhe të gjithë faktorin ndërkombëtar në vend si dhe të gjitha faktorët kombëtar, për këtë fundlojë që po luhet padhimbshëm nga elementë të dyshimt mbi BFI-në e shkërrmoqur deri në themel, mbi këtë Institucion që dikur ishte bastion i myslimanëve të devotshëm, i shiptarëve të paluhatshëm, i besimtarëve të shkëlqyer.

Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…