Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka kërkuar bashkëpunim për kapjen e të dyshuarit të dytë i cili gjendet në arrati.

Bëhet fjalë për Dardan Krivaqa, i lindur më 25.08.1992, në rrugën “Ramadan Rexhepi” kati i V-të numër 3 në Ferizaj.

Krivaqa është i dyshuari kryesor në rastin e vajzës 18 vjeçare e cila ishte sjell pa shenja jete në Qendren Emergjente.

Ai po ashtu dyshohet se e ka keqtrajtuar fizikisht viktimën e cila ka vdekur si pasojë e plagëve të marra.

Bashkë me të ishte edhe të dyshuarin tjetër A.S, i cili tashmë është arrestuar.

Policia fton qytetarët që kushdo që ka informacione lidhur me këtë person ose vendndodhjen e tij të jap informacione përmes aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” ose në numrat e telefonit.

192, ose 029/326-250 dhe 029/322-406.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kërkon bashkëpunim nga qytetarët, për identifikimin dhe vendodhjen e personit në kërkim policor,
i cili dyshohet për ‘’Vrasje të rëndë’’. Vrasja e rëndë, ka ndodhur dje me datën 22.08.2021 në Ferizaj, ku
humbi jetën 18 vjeçarja M.O (F/K)”.

“I njejti, i dyshuari deri më tani nuk është paraqitur në polici dhe është në
arrati”.

“Personi i  kërkuar është Dardan( Emrush) KRIVAQA, i lindur me 25.08.1992 , adresa : rr,,Ramdan Rexhepi ’’ kati V-të , nr # 3-Ferizaj”.

“Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi dhe vendodhjen e tij , të lajmërojnë policinë, stacionin më të
afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”.

“Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…