VMRO-DPMNE-ja opozitare ka akuzuar ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski për deklarata të rrejshme. Këto akuza vijnë pasi Spasovski në paraqitjen e tij të sotme në “Utrinski Brifing” tha se lideri i opozitë, Hristijan Mickoski ka pasur kontakte me një nga të arrestuarit për aferën “Mafia”.- Advertisment –

Nënkryetari, Aleksandar Nikollovski në konferencën e sotme për shtyp tha se “Mickoski me të vetmin njeri që ka pasur kontakte, dhe që mund të jetë i përfshirë në aferë është kryeministri Zoran Zaev.

“Këto janë gjëra qesharake, LSDM ka disa ditë që po plason lajme plotësisht të rreme, ‘fake news’ klasike, për të fshehur përgjegjësinë, duke menduar se këto do të defokusojë publikun. I vetmi person me të cilin Mickoski kishte kontakte në periudhën e kaluar dhe që mund të ketë lidhje me këto gjëra, është Zoran Zaev, me të cilin ai ka pasur takim liderësh”, tha Nikollovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ambasadorja amerikane: Duam ta ndalim luftën dhe ta bëjmë Rusinë që ta lëshojë Ukrainën

Ambasadorja amerikane në NATO Julianne Smith ka thënë se Shtetet e Bashkuara…

Zyra e Kryeministrit: S’kemi marrë ftesë për takim mes Kosovës e Serbisë më 11 maj

“Datat, vendet dhe agjendat e takimeve kanë kuptim dhe zbatim kur merremi…

Pritshmëri të pakta për takimin e Presidentit Joe Biden me Presidentin kinez Xi Jinping

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë po përpiqen të ulin pritshmëritë përpara takimit…

Edhe dy arrestime në Gostivar

Pas arrestimit të 23-vjeçarit, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar edhe për…

Kurti në mbledhjen e parë të Qeverisë: Karriget i kemi por jam i bindur që më shumë do të rrimë në këmbë për shkak të punëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur mbledhjen e parë, solemne të…