Ligji për rivlerësimin e fakteve dhe provave të përdorura në procedurë gjyqësore do të ndihmonte në zbardhjen e rasteve të montuara me motive politike. Arsyetimi i propozim-ligjit i cili ndodhet në debat publik i referohet raporteve vjetore të institucioneve ndërkombëtare dhe posaçërisht theksi i tyre për gjendjen e gjyqësorit dhe ndikimin politik në sistemin e drejtësisë që nga pavarësimi deri më sot.

Propozim-ligji për rivlerësimin e fakteve dhe provave të përdorura në procedurë gjyqësore
“Të gjitha rezolutat e Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë, Raporti i ekspertëve të KE-së të udhëhequr nga Rejnhard Pribe 2015-2017, Raporti i vjetor i Departamentit të Shtetit, OSBE dhe ODIHR, GREKO, Komitetit Helsinkit dhe organizata tjera kanë potencuar nivelin e lartë të lidhjes së partisë me shtetit, rastet e montuara politike ose proceset e montuara si dhe paraburgimet dhe burgosjet politike”.

Miratimi i këtij ligji do të hapte rrugën për zbardhjen e rastit “Alfa” në të cilin Rexhail Qerimi dhe Agim Islami janë dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e policit në afërsi të Fakultetit Matematiko-Natyro. Video inçizimi i zbardhur disa vite më pas do të ishte prova më e fortë materiale e cila do të sillte një moment të ri, e që do t’i hapte rrugën zbardhjes së rastit. Incizimi në të cilin nuk janë identifikuar personat, ka qenë prova mbi të cilën prokuroria kishte ngarkuar akuzën ndaj Qerimit dhe të tjerëve.

Një fat të tillë do të kishte edhe Naser Eshtrefi i cili u dënua me 14 vite burg për vrasjen e Angel Petkovskit në vitin 2015 në Gjorçe Petrov të Shkupit. Ndonëse motivi i vrasjes sipas organit të akuzës kishte qenë një zënkë për vjedhjen e një biçiklete, nuk u konfirmua asnjëherë pronësia e mjetit më të cilin është kryer vrasja, ndërsa për Naser Eshtrefin analizat neuropsikiatrike kishin treguar se ka qenë i vetëdijshëm në momentin e aktit edhe pse dhuna e ushtruar fizike ndaj tij kishte ishte e dukshme gjatë ekspertizës së bërë. Provat e reja do të mund ta kthenin ngjarjen ne rigjykim dhe zgjerimin e akuzës edhe ndaj personave të tjerë të pranishëm gjatë momentit të vrasjes.

Dispozitat e këtij ligji do të mundësonin edhe zbardhjen e plotë të rastit të Almir Aliut. I akuzuari i parë në këtë rast, Boban Iliç në ekspertizat neuropsikiatrike kishte i pavetëdijshëm për aktin, ndërsa më pas ishte vërtetuar se ekspertizat ishin realizuar nga ekspert pa licenca, por Gjykata Themelore përsëri i kishte pranuar të njëjtat si dëshmi në procedurë.
Në debatin e parë publik në Kuvend, partitë parlamentare shprehën interes për rëndësinë e zgjidhjes ligjore por me pikëpamje të ndryshme mbi periudhën e shqyrtimit të rasteve. Jo zyrtarisht, LSDM-ja kërkon që në ligj të përfshihen proceset gjyqësore 2007-2017, ndërsa VMRO-DPMNE-ja kërkon që në kjo periudhë të zgjerohet nga viti 2000 deri në vitin 2021./ALSAT

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Halil Snopçe njofton Kongresmenin Amerikan B.Gudlat për bllokimin e komisionit për të drejtat e njeriut

Në cilësinë e Kryetarit të komisionit anketues për të drejtat e njeriut…

Drejtësia nis punën, arrestohet ish-deputeti në Maqedoninë e Veriut

Drejtësia në Maqedoninë e Veriut ka nisur të veprojë për personat publikë,…

E konfirmon kryetari i Kievit, Klitschko: Në qytetin tonë nuk ka trupa ruse – po vazhdojmë të mbrohemi

Kryetari i kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, ka njoftuar se nuk ka trupa…

Meta thërritet të dëshmojë në Komisionin Hetimor, shkarkimi i tij varet nga “Venecia”

Komisioni hetimor per shkarkimin e Presidentit te republikes pritet qe te therrase…

Ministrja Hajdari reagon pas kallëzimit penal nga Agjencia Kundër Korrupsionit

Të hënën gjatë ditës, është raportuar se Agjencia Kundër Korrupsionit ka dorëzuar…