Sulmuesi anësor, Milot Rashica ka folur në konferencë për media para ndeshjes me Greqinë që zhvillohet në Volos.

Duke e ditur rëndësinë e ndeshjes dhe të motivuar me fitoren e fundit, Rashica ka thënë se janë të përgatitur për të dhënë maksimumin në këtë ndeshje.

“Siç e dimë është ndeshja e fundit e këtij grumbullimi dhe kjo ndeshje mund të përcaktojë gjithçka. Jemi të përgatitur për të dhënë maksimumin dhe për ta fituar këtë ndeshje”, ka thënë fillimisht Rashica.

Ai tutje shtoi se e njohin Greqinë dhe e dinë se është kundërshtar i fortë, por kanë luajtur shpesh me ta dhe i njohin.

“Presim ndeshje shumë të vështirë dhe është një kundërshtar tjetër prej ndeshjes së kaluar. Por besoj që me motivimin dhe gjërat e mira që kemi bërë ndeshjen e kaluar t’i shfrytëzojmë”.

“Kemi luajtur ndaj Greqisë dhe e dimë se si luajnë dhe shpresoj që të dielën të bëjmë shumë më mirë se në ndeshjen e fundit ndaj tyre”, ka thënë Milot Rashica.

Rashica: Kemi mungesa, por ka ardhur koha për fitore ndaj Greqisë

Anësori vushtrrias, fitoi penallti dhe asistoi ndaj Irlandës së Veriut, duke e cilësuar atë ndeshje si më të mirën e tij në Fadil Vokrri.

“Duke e parë rëndësinë e ndeshjes, shpresoj që kontributi im të ndikoj te golat. Besoj se ndeshja ime ndaj Irlandës së Veriut ishte më e mira në stadiumin ‘Fadil Vokrri’”.

Ai u ndal edhe te mungesat, duke thënë se ka ardhur koha për fitore ndaj Greqisë, pa marrë parasysh se kush luan.

“Kemi shumë mungesa, por të gjithë lojtarët janë gati dhe do të japim maksimumin. Besoj që ka ardhur koha të bëjmë fitoren e parë ndaj Greqisë. Nëse dëshirojmë ta fitojmë ndeshjen, atëherë duhet të shënojmë gola. Shpresoj se do të krijojmë shumë raste dhe të shënojmë sa më shumë gola”, ka deklaruar Rashica në konferencën për shtyp të shtunën, një ditë para duelit me Greqinë.

Kosova do të luajë ndaj Greqisë të dielën me 12 qershor si mysafir.

Greqia ka 9 pikë, ndërsa Kosova ka 6 pikë deri më tani të tubuara nga tri ndeshje në Ligën e Kombeve. /Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kjo është data e rinisjes së Champions League

UEFA është e vendosur që pavarësisht situatës, t’i qojë deri në fund…

Fantastike, Donjeta Sadiku i siguron medalje botërore Kosovës në boks

Donjeta Sadiku ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm. Boksierja kosovare ka arritur…

Majlinda Kelmendi i jep fund karrierës

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi i ka dhënë fund karrierës në këtë sport.…

Chelsea në majën e Europës, fiton për herë të dytë trofeun e Champions League

Për herë të dytë në histori, Chelsea është në majën e futbollit…

Mediat turke: E kryer, Vedat Muriqi te Lazio

Lajmet e fundit që vijnë nga Turqia konfirmojnë se sulmuesi i Fenerbahçes,…