Trupat amerikane në kuadër të NATO-s janë vendosur përgjatë rrugëve kryesore në veri të Kosovës pas dështimit të negociatave në Bruksel.

Kështu raporton mediumi serb N1 duke e cituar Associated Press.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë të enjten pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Bruksel se “për fat të keq nuk u arrit marrëveshje, por ky nuk është fundi i tregimit”.

Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka vlerësuar të premten se edhe pse shumë janë të zhgënjyer që në Bruksel nuk ka pasur përparim në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, rezultati i atyre bisedimeve është ende pozitiv.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, paralajmëroi se presidenti serb do t’i drejtohet popullit në lidhje me dialogun në Bruksel të dielën në ora 13:30 nga Pallati i Serbisë.

“[Aleksandar] Vuçiq e shtyu fjalimin e tij pikërisht sepse nuk mund të pajtohet me faktin se ne kemi konflikte në Kosovë, se nuk kemi zgjidhje dhe ai po punon ditë e natë për të gjetur një zgjidhje”, tha Petkoviq në një konferencë për media në Qeverinë e Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kovid-19, Japonia vendosi gjendje të jashtëzakonshme në mbarë vendin

Japonia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin për shkak…

Presidenti i Polonisë: Përdorimi i armëve kimike mund të nxisë ndërhyrjen e NATO-s

Përdorimi i armëve kimike nga Rusia në Ukrainë mund ta shtyjë NATO-n…

Kabineti i Crvenkovskit: U përmbahemi deklaratave

Branko Crvenkovski nuk zbulon nëse janë të sakta informacionet se po formohet…

Kongresi Panshqiptar Amerikan zhvillon takim me përfaqësues të DASH për vaksinat (FOTO)

Përfaqësuesit e Kongresit Panshqiptar Amerikan ka zhvilluar takim me 5 zyrtarë nga…

Paloka: Në vend të betejës me Edi Ramën, zyrat e selisë së PD-së dhanë luftën mes njëri-tjetrit

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka çeli Kuvendin Kombëtar të…