Disa njerëz janë vrarë nga shpërthimet në dy baza ajrore ushtarake ruse, sipas raportimeve.

Një cisternë karburanti shpërtheu duke vrarë tre dhe duke plagosur gjashtë në një aeroport pranë qytetit Ryazan, në juglindje të Moskës, raportojnë mediat shtetërore ruse.

Dy persona të tjerë raportohet se janë lënduar në një shpërthim në një aeroport në rajonin e Saratovit.

Nuk dihet se çfarë i shkaktoi shpërthimet. Të dyja zonat janë qindra kilometra larg kufirit me Ukrainën, shkruan BBC.

Bombarduesit strategjikë rusë me rreze të gjatë besohet se janë në bazën ajrore Engels në rajonin e Saratovit.

Guvernatori rajonal i Saratov tha se forcat e sigurisë po kontrollonin atë që ai i quajti “raportet e një incidenti në instalimet ushtarake”.

Këto raporte – për dy shpërthime në dy vende të ndryshme ushtarake – do të nxisin spekulimet se pas tyre mund të jetë Ukraina, thotë redaktori rus i BBC-së, Steven Rosenberg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ruskovska: Prona e konfiskuar në rastin “Perandoria” kushton 32 milionë euro

Prokurorja Vilma Ruskovska theksoi se prona që u konfiskua në hetimin për…

Prishtinë: Qytetari godet me grusht policin brenda stacionit policor

Policia e ka arrestuar një person (mashkull) pasi i njëjti gjatë kërkimit…

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri/ Niko Peleshi pret gjeneralin amerikan

Në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21”, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko…

Naftëtarët e Ballshit protestojnë: Rama asnjë vendim për fatin tonë, të flasë edhe opozita

Naftëtarët e uzinës së Ballshit janë mbledhur këtë të enjte në një…

Misteri, pse po riinfektohen të shëruarit nga Covid-19

Në Korenë e Jugut, zyrtarët e shëndetësisë po përpiqen që të zgjidhin…