Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur një konferencë të përbashkët me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi. Rama tha se të gjitha vendet i kanë paraqitur BE dhe Komisionit Europian kërkesën që karta e gjelbër digjitale të njihet në BE.

Rama: Mini Shengeni është një projekt strategjik me përfitime të jashtëzakonshme ekonomike, sociale dhe politike për të vgjithë rajonin tonë. Procesi i Berlinit është zanafilla dhe jemi në kushtet kur po e zotërojmë procesin dhe po kalon në duart e Komisionit Europian. Takimi i 5 korrikut të jetë i fundit që bëhet në formatin e deritanishëm dhe i vitit të ardhshëm të bëhet nën kujdesin e Komisionit në praninë e Ballkanit dhe vendeve të BE. Kjo është ambicie dhe dëshirë që me komisionerin e ndajmë plotësisht.

Kemi vendosur paralelisht me çka lidhet me programet në ato tre drejtime që fola me planin dhe një sërë pikash ambicioze për të ndërlidhur progresin e bërë me vendin tonë në ato drejtime ku duhet të bëjmë progress në hapësirën e BE.

Nëse bëjmë hapa drejt jetësime të katër lirive, ambicia është të na njihen edhe në BE në aspektin e tregtisë, qeverisjes së të dhënave, në aspektin e mundësive nga pikëpamja e aktivitetit ekonomik.

Ne brenda rajonit, por para 2 ditësh dhe me Hungarinë në mënyrë bilateral kemi rënë dakord për lëvizjen e lirë në post pandemi pa detyrime ekstra. Sot, të gjitha vendet i kanë paraqitur Komisionit Europian dhe BE, kërkesën që karta e gjelbër digjitale të qytetarit të një vendi të rajonit tonë të njihet në gjithë hapësirën e BE dhe edhe ne të lëvizim lirisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…