Kryeministri Edi Rama ka publikuar një grafik me të dhënat e vaksinimit të qytetarëve në rajon, ku vendi ynë renditet i pari mes 10 vendeve, duke lënë pas Turqinë, Serbinë, Malin e Zi.
Ndërsa e quajti nder të madh udhëheqjen e kësaj lufte, kreu i qeverisë shprehet se Shqipëria do të nxirret shumë shpejt nga tuneli i pandemisë.
“#KrenarpërShqipërinë. Nuk ka nder më të madh për mua se udhëheqja e kësaj lufte për ju e me ju dhe nxjerrja së afërmi e Shqipërisë përtej tunelit të pandemisë, më shpejt se shumë të tjerë në Europën ku jetojmë”, shkruan Rama.