“Nuk kemi pse presim, të zhvillohemi brenda rajonit”

Nuk ka ndërmend as t’i shtrijë dorën Bashkimit Europian, e aq më tepët të bjerë në depresion për shkak të vendimit që kryediplomatët europianë morën në Luksemburg, duke mos caktuar një datë për konferencën e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Kryeministri Rama fajin e sheh tek unioni, qëndrim të cilin e përforcoi edhe nga Samiti I Prespës, ku nuk kurseu ironinë ndaj vendeve anëtare.

“Para pak ditësh ne patëm një takim online përmes platformës Zoom me Zoranin dhe Aleksandrin dhe nxorëm një deklaratë dhe madje as që kemi më nevojë t’u themi këtyre njerëzve nga Europa që, “dëgjoni, nëse nuk na merrni ju, atëherë do të na marrin të tjerët. Aktorë të tretë do të na afrohenNe mund të dukemi si dhëndurë të dobët, që i themi bashkëshortes së ardhme, “hej, nëse nuk martohesh me mua, atëherë ka plot të përdala që do të më marrin”. Jo. Harrojeni. Uroj që të mos të shprehemi më “ne jemi të zhgënjyer, jemi të trishtuar”. Jo,  ne s’jemi as të zhgënyer, as të trishtuar. Jemi për mrekulli. Dhe sinqerisht, nëse do të mundeshim ta matnim depresionin, ata në Bashkimin Europian janë më në depresion se ne. Janë më të zhgënjyer se ne, kështu që le të mos flasim për zhgënjimin dhe depresionin dhe secili le të merret me veten me mundësitë e veta pa u ankuar. Ne nuk po ankohemi. Nuk po lutemi. Nuk po përpiqemi t’i themi askujt, “dëgjo, ne jemi njerëz të mirë, të sjellshëm. Përse nuk na doni”? Jo. Ne thjesht po rritemi, si fëmijë po rritemi, sepse ne mbërritëm vonë te kjo”, tha Rama.

E teksa qëndrimin për një kohë të gjatë në stacionin e BE-së e krahason me veprën e Samuel Becket-it, “Duke pritur Godonë”, si alternativë për të ecur përpara sheh Minishengenin ballkanik.

“Nuk ka mbivendoje mes anëtarësimit në BE dhe krijimit të tregut të përbashkët të hapësirës Shengen. Bëhet fjalë për një rajon, ku katër liritë e BE-së janë zbatuar. Kjo është një mundësi për t’i dhënë qytetarëve të Ballkanit Perëndimor që të përdorin potencialet e tyre në këtë rajon. Së bashku ne jemi më të mëdhenj. Evropa nuk mund të na thotë ç’të bëjmë në këtë rajon. Me veprimet tona ne mund të lehtësojmë jetën e qytetarëve tanë. Pse duhet të presim heqjen e barrierave për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave, të shërbimeve dhe kapitaleve, për të transformuar doganat dhe që to të mos jenë më pengesa për njerëzit?”

Gjatë Samitit të Prespës, Kryeministri Rama u takua edhe me kreun e qeverisë kosovare, Albin Kurti, si dhe kreun e BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti./Tv Klan/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…