“Ilir Meta të shkarkohet, personazh grotesk që turpëron Shqipërinë”

Edi Rama ka shprehur sigurinë maksimale për t’i shkuar deri në fund nismës së shkarkimit të Ilir Metës nga posti i Presidentit.

Për zëvendësuesin e tij Kryeministri, kurdo që të ndodh, kërkon bashkëpunimin e Partisë Demokratike.

Por bashkëpunimin me opozitën demokrate kërkon ta shtrijë përtej zgjedhjes së Presidentit te ri.

Në takimin me deputetët aktualë dhe ata që marrin një mandat të parë nga zgjedhjet e 25 Prillit, Rama përveç falenderimit përfshi dhe për ata që s’do jenë pjesë e makinerisë elektorale siç e quan PS, ju kërkon që tani të nisin të punojnë për 2 betejat e ardhshme zgjedhore, zgjedhjet e ardhshme lokale dhe ato parlamentare të 2025.

Votat e marra nga çdonjeri nga deputetët, thotë se për të nuk kanë rëndësi dhe lajmëron një fushate hapje për PS, që do të nisë nga Kongresi i jashtëzakonshëm që do të mbahet në 30-vjetorin e themelimit të PS që për ironi qëllon në të njëjtën ditë me ditëlindjen e kreut aktual të PS.

Formacioni i ri qeveritar thotë se do të jetë gati në fund të Verës, por puna për rrugen e reforma që kjo qeveri do të ndjekë në 4 vitet e ardhshme siguron se do të nisë nga sot. E një nga to siguron se do të jetë reformimi i administratës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Fetai: Ndjehem mirë, porosisë të gjithë të respektojnë masat!

Prokurorja Fatime Fetai në deklaratë për TV21, tha se për 14 ditë…

Vrasja e 18-vjeçares në Ferizaj/Sot qytetarët dalin në protestë

Vrasja makabre që ndodhi në Ferizaj javën që lamë pas, na e…

Edhe Austria me dozë të 4 kundër Covid-19

Vaksina përforcuese do të ofrohet fillimisht për personelin mjekësor dhe zonat me…

Biden bisedon me liderët suedezë dhe finlandezë

Presidenti amerikan, Joe Biden, u ka thënë liderëve të Suedisë dhe Finlandës…

Momente dramatike: Policia thyen xhamin e “Audi”-t luksoz dhe nxjerr zvarrë shoferin

Një skenë tipike për filma është regjistruar në Britani. Pamjet e publikuara…