Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut nuk ka alternativë dhe është qëllim strategjik i Bullgarisë. Megjithatë integrimi i saj nuk mund të ndodh paraprakisht pa u garantuar të drejtat e bullgarëve në RMV dhe pa u ndaluar gjuha e urrejtjes”.

Këtë e ka thënë presidenti bullgar Rumen Radev, në hapjen konferencës “Perspektiva evropiane për marrëdhëniet e mira fqinjësore në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Radev gjithashtu theksoi se Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet e diskutueshme politike me Maqedoninë e Veriut para fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE, sepse në dekadat e fundit ka pasur shumë raste në marrëdhëniet në të cilat besimi bullgar nuk është justifikuar nga Maqedonia e Veriut.

“Ndryshimi i Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut dhe futja e një fjale – bullgarët, së bashku me kombet e tjera shtetformuese, në vend do të thotë se ajo e pranon idenë evropiane”, tha Radev.

Sipas presidentit bullgar Radev, moszgjidhja e çështjeve politike mes dy vendeve fqinje bllokon edhe shkëmbimet në të gjitha fushat e tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

AstraZeneca urdhërohet t’i shpërndajë 50 milionë doza në vendet e BE-së siç ishte marrëveshja

AstraZeneca urdhërohet që të shpërndajë miliona doza të vaksinës në Bashkimin Evropian…

‘Vihet në kontroll virusi’, Danimarka heq masat anti-COVID-19

Pandemia e koronavirusit në Danimarkë është tërësisht nën kontroll dhe për këtë…

Gazeta gjermane zbulon presionin që Pompeo ia bëri Vuçiqit: Pranoje Kosovën

Gazeta gjermane ‘Zuerst.de’, shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë…

Koronavirus/ Në kërkim të vaksinës, kompanitë kuotohen në bursa

Janë të shumta kompanitë që po punojnë për kërkimet e një vaksine…

Nishani: Humbësi i 4 zgjedhjeve po mban peng PD-në

Nga Bujar Nishani/ Të dashur miq, rezultati i zgjedhjeve ishte zhgënjim dhe…