Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka komentuar dje kërkesën e Presidentit të RMV-së, Stevo Pendarovski, që Sofja të kërkojë falje për deportimin e hebrenjve maqedonas gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Interesimi i Pendarovskit për historinë është i lavdërueshëm, por ai duhet të qëndrojë në të vërtetën historike”, tha Radev dhe kujtoi se “politikanët në Maqedoninë e Veriut u detyrohen qytetarëve të tyre tu thonë të vërtetën për historinë e tyre”.

“Historia e tyre, e cila është e mbuluar me manipulime dhe gënjeshtra për një dekadë. E vërteta për çështjen hebraike, e vërteta për persekutimin dhe represionin e bullgarëve maqedonas për dekada”, shtoi Radev.

Presidenti bullgar tha gjithashtu se rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut varet nga marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Besoj se e ardhmja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e ardhmja e tyre evropiane, kërkon që marrëdhëniet bilaterale me Bullgarinë të çlirohen nga ideologjitë e totalitarizmit”, tha Radev.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Mbi 221 mijë bashkatdhetarë arritën në Kosovë gjatë muajit korrik

Mbi 221 mijë bashkatdhetarë kanë arritur në Kosovë gjatë muajit korrik. Zyra…

Rreth 40 marinarë të vrarë pas fundosjes së anijes luftarake Moskva të Rusisë – një nënë sjell rrëfimin e djalit të saj që shërbente aty

Rreth 40 marinarë u vranë, disa janë të zhdukur dhe shumë të…

Ndryshimet kushtetuese, Aggeler: Funksionarët sa më parë të veprojnë në interes të qytetarëve

E pyetur për ndryshimet kushtetuese të cilat duhet t’i bëjë Maqedonia e…

Serbia vazhdon përkrahjen e agresionit rus në Ukrainë, Daçiq: Ata që kërkojnë t’i vendosim sanksione Rusisë, janë kundër Serbisë

Serbia zyrtare vazhdon të përkrah agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës. Kryetari i…

Osmani në Brdo-Brijuni: Serbia t’i sjellë para drejtësisë autorët e krimeve kundër civilëve

“Krimet e kryera nga regjimi i Millosheviqit t’i quajmë me emrin e…