Ukraina thotë se qyteti jugor i Mykolaiv pësoi bombardime “masive” ruse gjatë natës.

Si pasojë, një nga njerëzit më të pasur të Ukrainës, Oleksiy Vadatursky dhe gruaja e tij Raisa u vranë, shkruajnë mediat e huaja.

Vadatursky, 74 vjeç, zotëronte Nibulon, një firmë e madhe bujqësore.

Kryetari i bashkisë së qytetit i quajti granatimet “ndoshta më të fortat e të gjitha kohërave”.

Pasuria e Oleksiy Vadatursky vlerësohej 450 milionë dollarë, sipas një vlerësimi të vitit 2020 nga Forbes

Dëme ka pasur një hotel, një kompleks sportiv, dy shkolla, si dhe banesa.

Mykolaiv është në rrugën kryesore për në Odesa, porti kryesor i Ukrainës, dhe është goditur vazhdimisht.

Ndërkohë, Rusia ka anuluar festimet e Ditës së Marinës në Krimenë e pushtuar.

Forcat ruse aneksuan Krimenë në vitin 2014. Kjo u dënua ndërkombëtarisht si e paligjshme dhe shkaktoi sanksione kundër Rusisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Arrestohet 24 vjeçari nga Gostivari

Me 31.08.2019 në ora 01.50 në Gostivar, në rrugën “Nikolla Tesla”, zyrtarët…

BE vendos afat për zgjidhjen e kontestit në mes Shkupit dhe Sofjes

Bashkimi Evropian thekson se nëse kontesti në mes Shkupit dhe Sofjes nuk…

Kongresisti amerikan poston imazhin që nxit reagime: Babadimër, na sjell municion

Një kongresist amerikan mbrëmë ka publikuar një fotografi ku shihet ai dhe…

Vritet gazetarja e REL-it në Kiev

Gazetarja dhe producentja e Radios Evropa e Lirë, Vira Hyrych, është vrarë…

Vonesat e punimeve në rrugën “Muharrem Fejza”, banorët protestojnë të enjten

Banorët e rrugës “Muharrem Fejza” kanë njoftuar se të enjten nga ora…