Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Kontroll të Autostradave, po shqipton gjoba ndaj personave që ndalen në autostradën ‘Arbën Xhaferi’

Përmes një komunikate policia ka bërë të ditur se qytetarët po ndalen në autostradë për të bërë fotografi e këtë po e bëjnë duke i ndalur veturat e tyre në shiritat emergjentë të autostrasës.

“Disa pjesëmarrës në trafik, në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, konkretisht në urën mbi lumin Lepenc, për kuriozitet dhe për shkak të bukurive që ofron kjo urë, ndalojnë me automjetet e tyre në shiritat emergjentë dhe zbresin nga automjetet ku në shumë raste bëjnë edhe fotografime të ndryshme e kjo është bërë edhe në grupe, me çka është rrezikuar siguria e tyre dhe e pjesëmarrësve të tjerë në trafik”, bën të ditur policia.

“Policia me qëllim të shtimit të sigurisë në autostradë, gjatë tri javëve të shkuara ka shqiptuar gjithsejtë 33 tiketa në këtë lokacion: 28 tiketa ndaj shoferëve për ndalje në autostradë dhe 5 për lëvizjen e këmbësorëve në autostradë”, bëhet e ditur në komunikatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Fadil Zendeli: PSP punoi në mënyrë përzgjedhëse, por e mbështesim në parim

Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli sot në konferencë për shtyp tha…

Pendarovski: Nuk dua pazare politike

Kandidati për president Stevo Pendarovski një dit pas zgjedhjeve deklaroi se vazhdon…

Jankullovska duhet ta vuajë dënimin me burg

Ish-ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska duhet të shkojë në burg për shkak…

Standard & Porr’s: Denari dhe sistemi bankar mbeten stabile

Agjencia për rejting kreditor “Standard & Poor’s” e konfirmoi rejtingun kreditor të…

Filipçe: 7 persona të tjerë me koronavirus

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, bëri të ditur se kemi 7 raste…