Komisioni Evropian ka bërë të ditur se thirrjet oa roaming për qytetarët e BE-së do të vazhdojnë edhe për 10 vitet e ardhshme.

Kjo u konfirmua me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook, e shoqëruar me një fotografi të presidentës së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e cila shihet duke komunikuar me telefon.

“Evropianët mund të vazhdojnë të telefonojnë dhe të lundrojnë në internet derisa udhëtojnë brenda BE-së pa kosto shtesë. Ata gjithashtu do të jenë në gjendje të përjetojnë të njëjtat kushte kur janë në roaming jashtë vendit, duke përfshirë tani përdorimin e shërbimeve 5G, parandalimin e tarifave të larta të papritura si dhe një akses më të mirë në shërbimet e urgjencës dhe për personat me aftësi të kufizuara”, thuhet në njoftimin e KE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Bastisjes në Gërçec të Shkupit, kapet kokainë!

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mëngjesin e sotëm ka arrestuar…

Zbulohet mikrobi që mund të ndalojë malarien

Shkencëtarët kanë zbuluar një mikrob që është në gjendje të mbrojë plotësisht…

Zgjedhjet në Shqipëri, PS në epërsi

Vazhdon numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri.…

Rreth 5.000 shtetas të Maqedonisë së Veriut vitin e kaluar kanë kërkuar azil në BE

Vitin e kaluar, 4.922 qytetarë të Maqedonisë së Veriut kërkuan azil në…

Me këngë provokuese serbe për Kosovën provokohen banorët e një lagjeje shqiptare në Kumanovë

Banorë të rrugës “11 Nëntori” në Kumanovë kanë shprehur shqetësimet se dikush…