Vendet e QUINT-it, përmes një deklarate, njoftuan se zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës janë në përputhje me ligjet dhe shprehën keqardhjen që Lista Serbe nuk e ka shfrytëzuar “të drejtën demokratike për të marr pjesë në këto zgjedhje”.

Përmes një deklarate, këto shtete kanë shprehur keqardhjen për mospjesëmarrjen e Listës Serbe në këto zgjedhje.

“Na vjen keq që Lista Serbe nuk e shfrytëzoi të drejtën demokratike për të marr pjesë në këto zgjedhje. Zgjedhjet janë themeli i demokracisë. Të sigurohet që ato të mbahen në një mënyrë paqësore dhe e rregullt është thelbësore”, thuhet në deklaratë.

Vendet QUINT-it (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia) bëjnë thirrje për shmangie të dhunës dhe janë optimist që autoritetet shtetërore të veprojnë me profesionalizëm.

 “Presim që autoritetet përkatëse të veprojnë me profesionalizëm. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin dhunën, e cila prishin zgjedhjet”, thuhet pos tjerash në këtë deklaratë./rtk/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Brazil: Mbi 91 persona humbën jetën si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut

Mbrojtja Civile e Brazilit  ka bërë të ditur se të paktën 91…

Tërmete të njëpasnjëshme godasin Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut është goditur nga një sërë tërmetesh përgjatë 24 orëve…

Shaqir Fetai hesht deri në përkrahje të Rusisë

Sa herë që ka pasur ndonjë sulm mbi xhamitë, me pasojë vrasje…

Evakuohen banorët pas shembjes së digës, frikë nga përmbytjet

Qyteti Whaley Bridge është evakuar i tëri pasi që ekspertët kanë paralajmëruar…

Hidhet poshtë kërkesa për rinumërimin e votave, Vetëvendosja partia e parë

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të rregullta nga zgjedhjet e…