Vendet e QUINT-it, në 7-vjetorin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastrin e Deçanit, kanë përsëritur thirrjen e tyre dretjurar Qeverisë së Kosovës për ta zbatuar vendimin për regjistrimin e tokës së këtij manastiri.

Sipas QUINT-it, pavarësisht këtij vendimi juridik të para shtatë vjetëve dhe kërkesave pasuese, kjo nuk është zbatuar ende.

“Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian përsërisin thirrjen për Qeverinë e Kosovës që të zbatojë plotësisht dhe me urgjencë regjistrimin e ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit. Në maj të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konfirmoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi disa hektarë tokë. Pavarësisht këtij vendimi juridik dhe kërkesave pasuese, vendimi i Gjykatës nuk është zbatuar ende shtatë vjet më vonë”, thuhet në deklaratë.

QUINT-i tha se sundimi i ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë detyrime për të gjitha qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike dhe parakushte të domosdoshme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike, duke përfshirë përparimin e mëtejmë në aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Sipas këtij misioni, vonesat e mëtejme janë vetëm pengesë për përparimin e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Vizita e presidentit të Shqipërisë, disa rrugë do të mbyllen për qarkullim

Policia ka njoftuar se me rastin e vizitës zyrtare të presidentit të…

Sulmohet Albin Kurti

Partia Socialdemokrate përmes një aksioni simbolik kanë gjuajtur me qershia kryeministrin e…

Osmani – senatorëve amerikanë: Serbia është burim i destabilizimit në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e…

Putin dhe Zelensky ftohen në takimin e G20

Presidenti i Indonezisë mund të ketë organizuar takimin e parë të mundshëm…

Vitia: Krantinimi i dy komunave në veri u bë me dijeninë tonë – të lihen anash dallimet politike për shkak të gjendjes së Coronavirusit

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në një konferencë të përbashkët me drejtorin…