Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje në vizitë në Amerikë është takuar me Kryeshefen e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.

Në një komunikatë të kryeministrisë thuhet se ky takim shënon fillimin e negociatave me MCC-në për një projekt Kompakt energjetik që kap vlerën mbi 200 milionë dollarë dhe parasheh ndërtimin e sistemeve akumuluese të energjisë.

“Albright falënderoi kryeministrin Kurti për punën dhe angazhimin për këtë projekt. Ajo rikonfirmoi mbështetjen e pakursyer të ShBA-së për Republikën e Kosovës përmes MCC-së për zhvillimin ekonomik të vendit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj”, thuhet në komunikatë.

Në këtë takim, bashkë me kryeministrin Kurti ishte edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ambasadori i Kosovës në Washington, Ilir Dugolli dhe Koordinatori Kombëtar për Zhvillimin e Programit Kompakt me MCC, Lum Mita.

Ndërsa nga përfaqësuesit e MCC-së, pjesë e takimit ishin Jonathan Brooks, zëvendëspresidenti për programet në Evropë, Azi, Paqësor e Amerikë Latine, Thomas Kelly, zëvendëspresident për politika dhe vlerësim, si dhe Paula Garcia Tufro, shefe e stafit të kryeshefes Albright.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Gjuhet me gurë në drejtim të trenit që po lëvizte në hekurudhën Shkup-Kërçovë

Me 24.03.2019 në ora 18.15 në SPB Tetovë është lajmëruar se në…

Sapo lind fëmijën, vdes nëna e infektuar me koronavirus, mjekët tronditen dhe përloten

Një nënë vdiq në Spitalin Whitington, në Archway, në Londrën e Veriut,…

Shumë shpejt vaksinimi do të jetë i detyrueshëm kundër coronavirusit në Gjermani

Ndërsa ka debat në të gjithë botën nëse është e mundur të…

Lufta mund të plasë në çdo moment: Pamje dramatike nga fronti mes Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë (VIDEO)

I zhytur deri në kyç në llum të zi, Presidenti ukrainas Volodymyr…