Qeveria ia ka dërguar Kuvendit mendimin për interpretimin autentik të nenit 11 të Ligjit për falje, ndërsa spikeri i Kuvendit, Talat Xhaferi ia ka dorëzuar kryetares së Komisionit Ligjdhënës Juridik, Sonja Mirakovska.

Sipas informacioneve të Kuvendit, pritet gjatë ditës së nesërme të caktohet seancë e Komisionit Ligjdhënës Juridik.

Qeveria në seancën e sotme e miratoi mendimin e Ministrisë së Drejtësisë që të pranohet nisma për interpretimin autentik të nenit 11 të Ligjit për falje, dorëzuar nga deputetët Sashko Kostov dhe Dime Vellkovski.

Siç thuhet në kumtesën e seancës qeveritare, në mendimin e Ministrisë së Drejtësisë thuhet se Ligji për falje u ndryshua dhe u miratua në vitin 2009, kur u shfuqizua neni 11, i cili përmbante mundësinë e faljes pa u zbatuar procedurë.

“Sipas këtij mendimi, në mars të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e pezulloi Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për falje prej vitit 2009, por me pezullimin e ligjit prej vitit 2009, nuk kthehet në fuqi dispozita e nenit 11. Kjo do të thotë se presidenti i Republikës nuk ka pasur, e as tani nuk ka mundësi juridike që të japë falje pa zbatimin e procedurës në bazë të këtij neni dhe sipas kësaj të gjitha aktet për faljen e presidentit të shtetit të bazuara në nenin 11 të Ligjit për falje të publikuar në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë” numër 20/1993, janë të paligjshme dhe si të tilla të shfuqizuara”, thuhet në kumtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…