Qeveria gjermane ka prezantuar planet për një paketë të re lehtësimi në faturat e enrgjisë, me vlerë 200 miliardë eurosh, pasi familjet po përballen me rritje të shpejtë të faturave.

Paketa u njoftua në një konferencë shtypi nga kancelari Olaf Scholz, ministri i Ekonomisë, Robert Habeck dhe ministri i Financave, Christian Lindner.

Masat e reja të lehtësimit përfshijnë një çmimi tavan të gazit që do të financohet nga Fondi i Stabilizimit Ekonomik (WSF), i cili fillimisht u krijua për të zbutur ndikimet ekonomike dhe sociale të pandemisë së koronavirusit në ekonomi, raporton DW, transmeton Klankosova.tv.

Financimi i çmimit tavan të gazit ishte një sfidë e madhe për qeverinë, me Lindner që këmbëngulte që Gjermania të rivendoste kufijtë e saj në huamarrjen neto, të cilat ishin hequr përkohësisht gjatë pandemisë, deri në vitin e ardhshëm.

Scholz foli për domosdoshmërinë e uljes së çmimeve të energjisë për konsumatorët dhe bizneset, duke thënë se çmimet e gazit duhet të ulen.

“Qeveria gjermane do të bëjë gjithçka në mënyrë që çmimet të bien”, tha ai.

Lindner tha se Gjermania tani po tregon fuqinë e saj në atë që ai e quajti një “luftë energjetike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Zaev: Mos-marrja e datës, mund të shkatërroj qeverinë në RMV

Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për tanjug.rs ka deklaruar se Maqedonia nuk ka…

Udhëheqësi i lartë ushtarak amerikan thotë se një raketë hipersonike e Kinës ‘përshkoi botën’

Një raketë test hipersonike e Kinës gjatë verës “përshkoi botën”, tha gjenerali…

Xhaferi: Kush do përgjigjet për këto hajdutlliqe?

Në mbledhjen e Këshillit të Komunës së Tetovës që është mbajtur sot,…

Kryebashkiaku japonez: Burrat duhet të bëjnë pazar gjatë pandemisë, pasi gratë vonohen shumë

Kryetari i qytetit të tretë më të madh të Japonisë, Osaka, Ichiro…

Ministrat e Mbrojtjes Kosovë-Shqipëri, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për interesa të përbashkëta ushtarake

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj dhe homologu i tij nga…