Në vend të automjeteve zyrtare me lizing, dy milionë euro duhej të dedikohen për automjete që do të përdoreshin për shpëtimin e jetëve të njerëzve. Prioritet i Qeverisë duhet të jetë furnizimi i ambulancave dhe automjeteve zjarrfikëse, e më pas të mendohet për automjetet zyrtare, shprehen nga Qendra e Komunikime Civile. Sipas kësaj Qendre, viteve të fundit është bërë thirrje vazhdimisht për shpenzimin racional të parave të shtetit, por asnjë qeveri deri tani nuk ka pasur vesh për ndryshimin e mënyrës së furnizimit të automjeteve zyrtare.

“Të përllogaritet nëse atje ku jeta e njerëzve është vënë në pikëpyetje, e ato janë zjarrfikësit dhe ambulancat, nëse atje kemi numër të mjaftueshëm të automjeteve të pajisur, numër të mjaftueshëm të automjeteve të reja moderne, e pastaj në vendin e tretë të mendohet për këto automjete luksoze zyrtare. “Duhet të marrim parasysh nëse numri prej 45 automjeteve të këtilla më luksoze është i domosdoshëm, respektivisht nëse 45 zyrtarë, nëpunës, duhet të ngasin automjete të tilla ose duhet të kufizohen në dy ose tre poste, si kryetar i Kuvendit, president i shtetit dhe kryetar i Qeverisë”- deklaroi German Fillkov – Qendra e komunikime civile.

Në tre vitet e fundit, shteti ka shpenzuar tetë milionë euro për blerjen e automjeteve të reja zyrtare. Nga ana tjetër, vendi ka 220 automjete zjarrfikëse dhe 183 ambulanca. 70% e automjeteve të zjarrfikësve janë të shekullit të kaluar dhe janë të moshës 29 deri në 30 vjeç. Nga furnizimi i fundit i 45 automjeteve të reja luksoze të markës Passat, ato do të përdoren nga ministrat dhe delegacionet e huaja në tre vitet e ardhshme. Pas tre vjetësh, automjetet do të duhet të kthehen në kompaninë e lizingut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…