Kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq, ka deklaruar sot se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po planifikon dërgimin në veri të njësive elitare policore (ROSU).

Por, kjo u mohua kategorikisht nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu.

Kryeziu tha për Klankosova.tv deklarimet e tilla të Rakiq e kanë qëllim arsyetimin e mirëmbajtjen e barrikadave në ato zona.

Ai theksoi se barrikadat në veri duhet të hiqen.

Zëdhënësi i ekzekutivit  iu bëri thirrje qytetarëve që të mos bien pre e dezinformimit.

“Absolutisht e pavërtetë. Shpikje të tilla, si kjo e Rakiq sot, qëllim kanë arsyetimin dhe mirëmbajtjen e barrikadave në veri të vendit, e të cilat duhet të largohen menjëherë. Ftojmë qytetarët tanë në veri të ndjekin njoftimet dhe t’i besojnë institucioneve tona dhe mos të bien pre e dezinformimit të grupeve kriminale që synim kanë ta mbrojnë vetëm veten. Policia e Kosovës është aty për sigurinë e të gjithë qytetarëve”, tha Kryeziu.

Më herët lidhur me zhvillimet në veriun e Kosovës kanë reaguar Ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, në Prishtinë e Beograd.

Në reagimin e tyre bëhet thirrje që të hiqen menjëherë barrikadat e vendosura në rrugët që çojnë tek pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinje.

Tutje, në reagim u tha se arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj institucioneve të sigurisë po përdoren si pretekst për pengesat e vendosura.

Reagim lidhur me rastin ka pasur edhe nga Gjermania.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka reaguar pas situatës së krijuar në veriun e Kosovës.

Baerbock se Kosova i uli tensionet duke i shtyrë zgjedhjet lokale, ndërsa shtoi se retorika nga Serbia po e bën të kundërtën/ Klankosova.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Szunyog: S’ka asnjë marrëveshje në dialog që pengon vendosjen njësisë speciale në veri të Kosovës

Për shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, Kosova…

Kremlini i thotë Washingtonit të mos ketë masa hakmarrëse pas arrestimit të gazetarit amerikan

Kremlini ka dalë me një deklaratë për Washingtonin që t’i parandalojë masat…

Reis ul Ulema Nexhmedin Saqipi u takua me Kryemuftiun e Egjiptit

Reis ul Ulema i Bashkësisë Islame në Serbi, Nexhmedin ef. Saqipi, në…

Tentuan të kalonin enklavën spanjolle, ndërrojnë jetë tragjikisht 18 migrantë

Tetëmbëdhjetë migrantë kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një…

Boris Johnson përmendët si emër i mundshëm për këtë pozitë në NATO

Nryeministri në largim i Britanisë së Madhe, Boris Johnson po përmendet si…