Ofendimi që i bëri kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, nuk është tentativa e parë për të heshtur gazetarin Albrim Hoxha. Gjatë një prononcimi për gazetën LAJM, ai ka treguar se ditë më parë ishte i ftuar në bisedë informative në stacionin policor në Strugë, ku i është kërkuar të zbulojë burimet e informacionit. Por, Hoxha thotë se nuk e ka ndërmend të zbrapset.

“Tentimi për të më fyer mua nuk është se më bëri shumë përshtypje sepse ai përveç se i bëri një reklamë një produkti ushqimor, më bëri reklamë edhe mua dhe medias ku punoj. Ky tentim për të më fyer erdhi vetëm tre ditë pasi unë isha i ftuar në bisedë informative në stacionin e policisë në Strugë për diçka shumë absurde. Ahmeti dhe politikanët tjerë duhet ta dijnë se, këto fyerje, ofendime, presione apo shantazhe nuk është se mund të pengojnë apo zbrapsin në punën e tij një gazetar përveç se mund ta motivojnë atë”, tha gazetari Albrim Hoxha.

Ky i fundit i kërkoi Ahmetit një prononcim për dënimin e 10 shqiptarëve me nga 3000 euro vetem pse kishin kërkuar të respektohet gjuha shqipe në karantinë. Por, në vend të një përgjigje serioze për problemin e ngritur nga Albrim Hoxha, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ofendoi gazetarin shqiptar, duke i thënë qenke i “vegetosur”, term të cilin as vetë nuk diti ta sqarojë kur iu kërkua.

Sjellja e Ahmetit u kritikua shumë nëpër rrjetet sociale, ndërsa të shumta ishin edhe shakatë.

Gazetari Furkan Saliu porositi Ahmetin që shijet ushqimore t’i ruaj për në shtëpi dhe tha se, politikanët duhet t’i japin fund armiqësive me gazetarët. “Në konferencat publike parashtrohen pyetje dhe ata mund të përgjigjen ose jo. Unë para 24 orëve isha cak i sulmeve të aktivistëve të Aleancës dhe më vonë cak i aktivistëve të BDI-së. Është bërë normale që të na kërcënojnë. I kisha lutur të gjithë aktivistët e partive politike që të kenë konsideratë ëdhe për punën tonë dhe të mos ofendojnë”, tha gazetari Furkan Saliu.

Sjelljen e Ahmetit me gazetarin Albrim Hoxha e ka dënuar edhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, duke i bërë me dije kreut të BDI-së se, sjelljet e tilla nuk janë në frymën e vlerave evropiane dhe demokratike.

Ky nuk është rasti i vetëm që Ahmeti apo zyrtarët e partisë së tij ofendojnë dhe kërcënojnë gazetarët.

Vetë Ahmeti ka ngritur dy padi ndaj gazetës LAJM pa asnjë bazë, rast i cili është evidentuar edhe në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në të kaluarën, zyrtarë të lartë të BDI-së kanë kaluar pa u sanksionuar edhe kur kanë ushtruar dhunë fizike ndaj gazetarëve, ndërsa ndaj tyre shteti nuk ndërmori asgjë as kur e kërcënuan ish kreun e SHGM-së, Naser Selmani./Albion Memeti, Amir Idrizi – Gazeta LAJM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…