Qendra ukrainase Kundër Dezinformimit ka njoftuar se politikani serb Djordje Vukadinoviq po e përhap narrativen pro-ruse në vend.

Sipas tyre, Vukadinoviq po përhap propagandën dhe dezinformatën e Kremlinit.

“Rusia po e përdor politologun serb Djordje Vukadinoviq për të përhapur dezinformata dhe narrativë ruse në Serbi. Së fundmi, propaganda ruse përhapi një koment nga Vukadinoviq, në të cilin tha se, ‘NATO duhet të mbahet përgjegjëse për luftën në Ukrainë’. Politologu serb gjithashtu u bën thirrje popullit të vendit të tij që të mbajë një qëndrim të vendosur për konfliktin në Ukrainë dhe të dënojë vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë”, thuhet në njoftimin e qendrës.

Se Vukadinoviq është aktiv në promovimin e tezave të Kremlinit, kjo qendër tregon se ai më shumë se 8 vjet po bën propagandë.

“Në përgjithësi, Vukadinoviq ka mbi 8 vjet që promovon tezat e Kremlinit në hapësirën e informacionit perëndimor. Ai raporton periodikisht se, ‘Rusia është më e rëndësishme për botën sesa BE-në’, kështu që, sipas tij, ‘Rusia duhet të krijojë koalicionin e saj ndërkombëtar’ për të luftuar Perëndimin. Mbani mend! Armiku përdor të ashtuquajturit ekspertë të huaj për t’i përdorur ata për të imponuar opinionin e duhur rus”, përfundon njoftimi.

Vukadinoviq është themelues i revistës nacionaliste “Mendimit të ri politik serb”. Që nga viti 2016 deri 2020 ishte deputet në Kuvendin e Serbisë, nga radhët e partisë së djathtë “Dveri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Treni i ri i shpejtësisë së lartë. Do të lëvizë me 600 km/orë

Në Kinë, treni i ri i shpejtësisë së lartë që pritet të…

Kapërcehet kulmi i shifrave nëpër botë

Kulmi i pandemisë në shkallë globale duket se është kapërcyer.  Ky grafik…

Prezantohet programi i qeverisë Kurti 2

Kosova duke përgatitur dosjen për të paditur Serbinë për genocid Kuvendi i…

Zjarri kaplon një spital rus të coronavirusit, lëndohen pesë pacientë

Pesë persona kanë mbetur të plagosur në një zjarr që shpërtheu në…

Vlera e Bitcoin-it bie për 50 për qind

Vlera e Bitcoin-it ka vazhduar të bjerë gjatë fundjavës, duke arritur nën…