Ish-reisul ulema i BFI-së H. Suejman ef. Rexhepi patjetër të ketë ditur gjë kur thoshte se FRI është filiale e shërbimeve sekrete maqedonase. Qenan Ismaili, si “liderçiç” i FRI-së së Shkupit, tash “myfti” i Myftinisë së Shkupit, me sjelljet e veta po e dëshmon katërcpërisht konstatimin e efendi Rexhepit

Nga Lazim Rexhepi

Muaj më parë, banorët e Nerezit paskan inicuar ndërtimin e një xhamie të re. Pas sërë takimesh, ndejash, konsultimesh, pas caktimit të grupit inicues, paskan nisur me ndërtimin e kësaj xhamie, e cila bëhët për nevoja të kësaj lagje, me përkujdesin, kontributin fizik dhe financiar të vetë banorëve të Nerezit.
Si anekëd vendit, edhe në këtë lagje, xhemati vendor ka nisur ndërtimin të vetëdishëm se në fund, xhaminë me gjithë oborr por edhe me ndojë objekt përcjellës bisnesor do t’ia lënë në pronësi Bashkësisë Ftare Islame në RMV. Në vend se “myftiu” Qenan Ismaili dhe instalacioni në krye të BFI-së Shaqir Fetai t’ua urojnë këtë dëshirë dhe iniciativë për të ngritur një Shtëpi të Zotit, prej këtyre të dyve u vie pengesa e ndërtimit të xhamisë. Nuk bën, u kanë thënë, po bëni vepër penale, (ndërtimi i xhamisë vepër penae?!?) sepse nuk keni leje nga shteti! Banorët e Nerezit janë interesuar të dinë se ku duhet ta marrin atë leje që puna mos t’ju ngelë përgjysëm. Kanë pasur takim edhe me Shaqir Fetain edhe me Qenan Ismailin por, që të dy u kanë thënë se patjetër duhet të takohen me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Oliver Spasovskin, i cili do t’u japë ose nuk do tu japë leje për vazhdimin e punëve për ndërtimin e xhamisë së re.
Në Maqedoninë e Veriut janë ndërtuar me qindra xhami pa kurrfarë leje të shtetit, sidomos në zonat rurale, ku vetë banorët ndajnë lokacion dhe vetë ata e ndërtojnë. Në fund, i dorëzohet në pronësi BFI-së e cila bën kërkesë për ta legalizuar. Kaq! Institucionet shtetërore nuk janë ata që duhet të përcaktojnë nëse i duhet xhematit një xhami apo jo! Kjo është nevojë e banorëve dhe ky është obligim i Institucionit që përkujdeset për jetën fetare islame anekënd vendit.
Një grup qytetarësh nga Nerezi kanë realizuar takim edhe me Ministrin, z. Oliver Spasovskin. Sipas tyre, ministri në fjalë kategorikisht ka qenë kundër ndërtimit të xhamisë, për më tepër tani në kohën e zgjedhjeve vendore. Ka qenë kategorik edhe kundër madhësisë së xhamisë, paçka që projektiuesi e ka paraparë nja 10 herë më të ulët se “Kryqi i Mileniumit” në Vodno!.
Oliver Spsovski, së bashku me zëvendësin e vet, kanë ushtruar trysni mbi këshillin nismëtar që ta ndërpesin punën dhe të presin sa të përfundojnë zgjedhjet, sepse opozita mund ta keqpërdorë këtë fakt dhe t’ua nxijë “imazhin” LSDM-BDI si koalicion që në prag të zgjedhjeve ndërtojnë xhami!
Po tani që do të përfundojnë zgjedhjet, cila do të jetë sjellja e “myftiut” të zhveshur nga ingerencat! Po halli i Shaqir Fetait – cili do të jetë? Për hirë të “imazhit” të LSDM-BDI-së duhet të heqim dorë nga ndërtimi i Shtëpisë së Zotit! Mbase këtu Shaqir Fetai e Qenan Ismaili e involvojnë kot e kot BDI-në, sa për ta nxirë para myslimanëve? Mbase strukturat e dyshimta të BFI-së (Qenanat e Shaqirat) punojnë për imazhin e LSDM-së, qoftë kjo edhe me ndërprerje të ndërtimit të xhamsë!
Banorët kanë realizuar kontakte edhe me subjekte të ndyshme si në nivel vendor ashtu edhe në atë qendror. Asnjëherë njuk janë shoqëruar nga “myftiu”, asnjëherë nuk kanë pasur ndonjë letër motivimi, ndonjë letër përkrahje, ndonjë kërkesë deri te organet kompetente shtetërore nga ana e Shaqir Fetait me qëllim që mos të parqiten pengesa administrative përgjatë ngritjes së kësaj xhamie si nevojë e domosdoshme e banorëve të Nerezit. Janë demotivuar si nga Shhaqir Fetai ashtu edhe nga Qenan Ismaili, ndërsa nëpër takime ua kanë dhënë ndonjë “referent” të Qenan Ismailit që nuk dinë të flasin as maqedonisht, as të sqarojnë e as t’i shtyjnë punët përpara por që shquhen si ekspertë të pengimit dhe të përcjelljes së mesazhit të Shaqir Feait e të Qenan Ismailit – mos lejoni para zgjedhjeve të ndërtohet xhamia, ky është qëndrimi edhe i Oliver Spasovskit.
Se cili do të jetë fati i kësaj xhamie ndërtimi i së cilës është ndërprerë përkohësisht, kjo do të varet sapo të përfundojnë zgjedhjet vendore. Banorët janë të vendosur që, do ta ndërtojnë pa lejuar asnjë individ, qofshin ata edhe zyrtarë të lartë, por as struktura të kriminalizuara të BFI-së që të pengojnë ndërtimin e saj. Xhemati nuk dëshiron që xhamitë e domosdoshme t’i lidhë me zgjedhje vendore apo parlamentare. Xhamitë nuk i duhen as Parlamentit por as komunave, ato u duhen besimtarëve, për t’u falur aty e për t’u lutur për mirëqenie, për mbarësi, për devotshmëri e për prosperim si të komunitetit ashtu edhe të shtetit. Aty, pra, te kjo xhami e re, mund të shkojnë e të falen edhe Qenanat e Shaqirat, natyrisht, pa pasur nevojë që të marrin leje për falje prej Spasovskave! (Lajme7)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Efendi Rexhepi: Me komplot e tradhëti nuk përmirësohen “situatat e vështira”

R E A G I M Mbi Raportin e Komisionit Evropian për…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…