Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është takuar këtë të shtunë me anëtarin serb të Presidencës së Bosnjës, Milorad Dodik.

Të dy folën në orët e para të mëngjesit të së shtunës në forumin vjetor ekonomik ndërkombëtar në Shën Petersburg.

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, i ka thënë liderit rus Vladimir Putin se Bosnja nuk dëshiron të vendosë sanksione kundër Rusisë në mes të operacionit të saj special ushtarak në Ukrainë.

“Ne nuk donim t’i bashkoheshim sanksioneve dhe jemi mirënjohës për vëmendjen tuaj – faleminderit që bëtë të mundur ruajtjen e çmimit të gazit në kushtet e mëparshme”, ka thënë Dodik.

Ndërkaq, presidenti rus tha se shpreson që marrëdhëniet midis Rusisë dhe Bosnjë-Hercegovinës do të zhvillohen pavarësisht vështirësive aktuale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Vazhdojnë protestat anti-qeveritare në Beograd

Rreth njëmijë persona janë mbledhur në kryeqytetin e Serbisë të shtunën, në…

Pamjet e para në burg të Alexei Navalnyt

Alexei Navalnyt tash e disa muaj gjendet prapa grilave të një burgu…

Rusia nuk është serioze për paqen – thotë këshilltari i Zelenskyt

Rusia nuk është serioze për bisedimet e paqes. Kështu tha këshilltari i…

Mijëra njerëz protestojnë në Milano kundër racizmit

Një numër i madh i protestuesve janë mbledhur ne qytetin verior të…

Sot mbahet seanca e radhës ndaj Haradinajt dhe Gucatit

Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs njoftoi se sot në orën…