Kryeministri i Polonisë Mateusz Morawiecki ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin për orkestrimin e krizës së migracionit në kufirin me Bjellorusinë.

“Lukashenko është ekzekutuesi i sulmit të fundit, por ky sulm ka një sponsor që duhet gjetur në Moskë dhe ky është presidenti Putin”, tha Morawiecki gjatë një debati në parlamentin polak.

Kryeministri e përshkroi situatën në kufi si pjesë e një përpjekjeje të Rusisë për të destabilizuar një rajon që ajo kontrollonte gjatë periudhës sovjetike, shkruan euronews.

“Siguria e kufirit tonë lindor po cenohet brutalisht. Kjo është situata e parë e tillë në 30 vjet kur mund të themi se integriteti i kufijve tanë po vihet në provë”, tha ai.

Udhëheqësit rusë dhe bjellorusë folën me telefon për tensionet në kufirin midis Polonisë dhe Bjellorusisë, thanë Moska dhe Minsk të martën.

Mijëra emigrantë dhe refugjatë mbeten të grumbulluar në mot të ftohtë në kufirin lindor të Polonisë.

Ndërkohë të mërkurën autoritetet bjelloruse akuzuan Poloninë për abuzim me katër emigrantë në kufi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Buka, mielli, vaji,… nga sot shiten pa TVSh!

Nga sot tërësisht hiqet Tatimi i Vlerës së Shtuar për produktet bazë…

Kërkohet që çështja e Luginës së Preshevës të trajtohet në OKB

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës po lobojnë në Shtetet…

Institucionet e sigurisë në Kosovë bashkë me KFOR-in do të mbajnë stërvitjen “Shpata e argjendtë 2021”

KFOR-i në bashkëpunim me institucionet kosovare të sigurisë do të mbajë stërvitjen…

Lindja e Brazilit u godit nga përmbytjet pasi dy diga u shkatërruan nga reshjet e dendura të shiut

Më shumë se 60 zona në shtetin brazilian të Bahia u goditën…

Zyrtari amerikan: SHBA e hapur për të biseduar me Rusinë për stërvitjet ushtarake dhe raketat

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj janë të përgatitur të diskutojnë…