Televizioni rus “Russia Today” që konsiderohet si “zëdhënësi” i Kremlinit dhe mbështet fuqishëm politikat e presidentit rus Vladimir Putin, do të hap zyrën e saj në Serbi, merr vesh nova.rs.

Fjala është për televizionin që vendet e Bashkimit Evropian e kanë ndaluar transmetimin për shkak të nxitjes dhe mbështetjes së agresionit rus në Ukrainë.

Se po bëhet gati hapja e këtij kanali televiziv në Serbi, e ka konfirmuar Lubinka Milinçiq, kryeredaktorja e Sputnik Serbia.

“Po, është e vërtetë. Nuk do të fillojë tani punën në Serbi, por po përgatitet hapja”, shtoi ajo.

E siç merr vesh nova.rs, në krye të këtij televizioni të Kremlinit do të jetë e bija e Milinçiqit, informacion ky të cilin vet ajo nuk e pohoi e as mohoi.

Ndryshe, Këshilli i BE-së qysh në mars vendoi të ndalë distribuimin e mediave shtetërore ruse siç janë “Russia Today” dhe “Sputnik” për tërë territorin e BE-së.

Siç është bërë e ditur nga Këshilli i BE-së, sanksionet nënkuptojnë ndaljen e distribuimit, si në kabllor, satelitor, platformat IPTV, ueb-faqe e aplikacione.

Në Bruksel kanë vlerësuar se këto dy televizione janë instrument i rëndësishëm për nxitjen dhe mbështetjen e agresionit rus kundër ukrainasve, dhe se paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë për rendin dhe sigurinë publike në BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

VIDEO / Pamje nga incidenti, dy të vdekur dhe dhjetëra persona të lënduar në një sinagogë në Izrael

Të paktën dy të vdekur dhe 100 persona u lënduan, disa prej…

Video e Kastriot Rexhepit, Kasami: Duhet të paraqitet fizikisht

Bilall Kasami nga Lëvizja Besa pas denoncimit në polici për zhdukjen e…

Vetëm një gabim “na ndan nga apokalipsi”, paralajmëron Guterres

Njerëzimi “po luan me një armë të mbushur”, ka paralajmëruar Sekretari i…

Talat Xhaferi me porosi për qytetarët dhe partitë

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka apeluar që qytetarët të shfrytëzojnë të…

“Më dërgo para se jam në spital”, zbulohet se si i mashtronte kosovarët hakeri nga Shqipëria

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për…