Presidenti rus, Vladimir Putin, ka përsëritur se Rusia ka të drejtë të njohë si të pavarura republikat e vetëshpallura në Donbas të Ukrainës, sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, duke e marrë sërish si shembull “vënien e precedentit” në rastin e Kosovës.

Ai gjatë fjalimit në “Forumin Ekonomik Ndërkombëtar” në St. Petersburg ka përsëritur deklaratat që pati dhënë disa ditë pasi Rusia njohu si të pavarura dy republikat në Ukrainë.

“Kur Kosova u pavarësua, nën presionin e shteteve ndërkombëtare, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë deklaroi se nuk është shkel ligji ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara. Do të thotë se nuk duhet të pyetet qeveria qendrore për tu pavarësua. Ky ishte një precedent”, tha Putin.

Ai ka thënë se kjo nënkupton që dy republikat në Donbas, Luhansku dhe Donetsku, s’kanë nevojë të marrin leje prej Kievit. Këto dy republika shpallën pavarësinë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

“Ato shpallën pavarësinë. A kemi të drejtë t’i njohim? Sigurisht që po”, ka thënë Putin,

Putini po ashtu theksoi se pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik, “Perëndimi iu kthye ndarjes së Kosovës nga Serbia”.

Sipas tij, vendet perëndimore nisën luftëra në shkallë të gjerë, duke përfshirë Irakun, Libinë e Afganistan.

“Por puna është se situata të tilla u zhvilluan siç donin ata, dhe jo siç do të duhej. Në shumë raste, le të themi për shembull në Jugosllavi – shteti u copëtua. Pas BRSS-së dolën vende tjera dhe interesa të reja shpërthyen. Kishte kontradikta të brendshme dhe ata i nxitën. Pastaj filluan ta shkëpusin Kosovën nga Serbia. S’është e qartë pse”, ka thënë Putin.

Ndryshe, Putin ka fajësuar shtetet perëndimore për krizën botërore ekonomike në botë.

Presidenti rus gjithashtu ka arsyetuar pushtimin e Ukrainës me “de-nazifikimin” e Ukrainës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Khabib Nurmagomedov para perballjes me Dustin Poirer (VIDEO)

Përballja mes Nurmagomedov dhe Poirer do të zhvillohet me 07 shtator në…

Ndihmës Sekretarja amerikane për Çështje Europiane viziton Kosovën

Ndihmës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried do të udhëtojë…

Reshje të borës në Mavrovë dhe në Strazhë e Pletvar, nuk ka pengesa në komunikacion

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa në…

Bosnja e Hercegovina e trazuar pas zgjedhjeve në Mal të Zi – kthim në vitet e 90-ta

Aleanca e partive fituese në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi e…

PDK në Drenas nuk e kandidon Ramiz Lladrovcin për kryetar të Komunës

Ndonëse kryetari aktual i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përsëritur disa…