Vladimir Putin ka kryesuar sot një takim me zyrtarë të qeverisë ruse.

Ndërsa pjesa më e madhe e procedurave ishte pak e rëndësishme, presidenti rus bëri një pranim interesant.

Udhëheqësi ka pohuar vazhdimisht se sanksionet perëndimore nuk i kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm vendit të tij – duke argumentuar vitin e kaluar se ato “nuk ia dolën” me qëllimet e tyre – por sot pranoi se masat mund të kenë një efekt.

Duke u kërkuar zyrtarëve të shmangin burokracinë e panevojshme për të “mbështetur dhe forcuar tendencat pozitive” dhe “të rrisë efikasitetin”, ai tha se “kufizimet e paligjshme të vendosura në ekonominë ruse me të vërtetë mund të kenë ndikim negativ në të në afat të mesëm”.

Theksojmë se shumica shteteve evropiane kanë sanksionuar Rusinë pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Ndryshe, Serbia dhe Bjellorusia janë vendet e vetme evropiane që nuk i kanë vendosur sanksione shtetit rus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

352 civilë ukrainas të vrarë nga sulmet ruse, prej tyre 14 fëmijë

Ministria e Shëndetësisë e Ukrainës ka bërë të ditur se 352 civilë,…

Arrestohen dy persona në Shkup për shkak të tregtisë me lëndë narkotike

Gjatë ditës së djeshme Sektori për Punë të Brendshme në Shkup me…

SHBA i shet Turqisë avionë luftarakë F-16

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden njoftoi Kongresin të hënën për shitjen…

Turqia thotë se Finlanda dhe Suedia akoma nuk i kanë përmbushur detyrimet për NATO

Ministri i Jashtëm i Turqisë tha të enjten se Suedia dhe Finlanda…

Me 57 vota “për” dhe 32 vota “kundër”, Kuvendi miratoi Ligjin për shtetësi

Me 57 vota “për” dhe 32 vota “kundër” Kuvendi i Republikës së…