Presidenti rus Vladimir Putin po i frikësohet informimit të drejtë dhe raportimit për luftën në Ukrainë.

E këtë më së miri e dëshmon, se Moska ua ka kufizuar qytetarëve rusë qasjen në të ueb-faqen e përditshmes gjermane Die Welt, transmeton Telegrafi.

Moska vazhdimisht po akuzon Perëndimin për shpërndarje të informacioneve të “rreme”, duke dashur Putini me çdo kusht të krijoj një lloj terri informativ për qytetarët rusë.

Madje luftën në Ukrainë vazhdimisht e cilëson si “operacion i veçantë ushtarak”. Shpesh herë rusët nuk dinë asgjë për më të dashurit e tyre që janë dërguar në luftë në Ukrainë.

Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, Moska ua ka bllokuar qasjen qytetarëve të saj në shumë media perëndimore siç është BBC, Voice of America, Deutsche Ëelle dhe shumë media tjera kredibile.

Roskomnadzor, rregullatori që mbikëqyr mediat, nuk ka dashur t’i përgjigjet pyetjeve të mediave perëndimore se pse është ndërmarrë një veprim i tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Shkupjani i prekur nga koronavirusi, shëtitet nëpër Ohër

Për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mosrespektim të masave…

Zaev për Nju Jork Tajms: Në Ballkan mund të kthehen konfliktet brenda shteteve dhe mes shteteve

Deri para dy muajve, lideri i kombit të vogël ballkanik në Maqedoninë…

Vrasja në Podujevë: Viktima dhe vrasësi ishin baxhanakë (VIDEO)

Nga vrasja e sotme në malet e fshatit Pakashticë të Podujevës, Klan…

Jerusalem Post: Serbia nuk do ta zhvendosë ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem, nëse Izraeli e njeh Kosovën

Marrëveshja e arritur në Washington mes palës kosovare dhe asaj serbe, parasheh…

Një sulmues i armatosur i merr peng mbi 30 persona në Filipine

Një rojë sigurie, i cili ishte shkarkuar nga puna së voni, e…