Sulmet ruse në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, duket se janë më të pakta tani për tani, por luftimet janë duke vazhduar në rajonin e Donbasit në lindje të vendit.

Për Donbasin ka shenja se ky rajon do të bëhet edhe fokusi i luftës në javët e ardhshme.

Të enjten, presidenti i ShBA-së, Joe Biden, tha për liderin rus, Vladimir Putin, se ka prova që ai po i forcon trupat ruse në zonën e Donbasit, ndërsa nuk ka asnjë provë të qartë se ai po e tërheq ushtrinë nga Kievi.

Në të njëjtën ditë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar qytetarët se kohë të vështira janë përpara në rajonin lindor, duke thënë se në “Donbas, Mariupol dhe në drejtim të Kharkivit, trupat ruse po e grumbullojnë potencialin e tyre”, ku paralajmëroi se edhe në këtë rajon ata do të mbrohen.

“Situata në drejtimin jugor dhe në Donbas mbetet jashtëzakonisht e vështirë”, shtoi Zelensky, e cila ishte hera e dytë në 24 orë që ai kishte paralajmëruar për një ofensivë të zgjeruar ruse në Donbas, shkruan CNN.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjithashtu pret që Donbasi të bëhet pika thelbësore e luftimeve.

“Rusia po përpiqet të rigrupohet, të rifurnizohet dhe të përforcojë ofensivën e saj në rajonin e Donbasit,” tha ai të enjten.

Kujtojmë se kur presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi për pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt, ai pretendoi se qëllimi i të ashtuquajturit “operacion special ushtarak” i Rusisë ishte çlirimi i Donbasit nga, siç i quajti ai, neonazistët dhe mbrojtja e popullit të tij nga “gjenocidi” i supozuar nga autoritetet ukrainase.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Qeveria e Maqedonisë së Veriut i përgjigjet Bidenit

Zëvendëskryeministri Ljupço Nikollovski është deklaruar në lidhje me vendimin e presidentit Joe…

Arrestohet një kosovarë në Bllacë

Policia e Maqedonisë dje në ora 7 e 35 minuta ka arrestuar…

Shkon në 19 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Gjermani

Të paktën 19 persona kanë vdekur dhe dhjetëra njerëz janë zhdukur në…

Hill: Prioriteti im është të kuptoj se çfarë po ndodh në Serbinë e sotme

Ambasadori i ri amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka dhënë një intervistë…

Nderohet njeriu që u hodh nga ura për të shpëtuar një vajzë dyvjeçare

Jonathan Bauer i cili u hodh nga një urë për të shpëtuar…