Korrupsioni në të gjitha sferat shoqërore përmendet si një prej problemeve kryesore në raportin e Komisionit Evropian për përparimin e vendit tonë për vitin 2019.

Sipas KE-së vendi ka shënuar një nivel të caktuar të gatishmërisë në luftimin e korrupsionit me përmirësimin e legjislatives dhe zgjedhjen transparente të Komisionit të ri Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Derisa qasja proaktive e KSHPK-së në luftën kundër korrupsionit dhe puna e Prokurorisë Speciale Publike në procedimin e rasteve të korrupsionit të lartë përmenden si pikë e ndritshme në Raportin, megjithatë theksohet se vitin e ardhshëm pushteti duhet t’i rrisë në mënyrë plotësuese përpjekjet dhe të tregojë se lufta kundër korrupsionit është prioritet nacional në të gjitha nivelet.

Vitin e ardhshëm në luftën kundër korrupsionit shteti veçanërisht duhet të punojë në:

  • Zbatimin proaktiv të rregullave të reja për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit dhe të nxisë nga niveli më i lartë politik qëndrim proaktiv nga të gjithë aktorët e përfshirë në luftën kundër korrupsionit.

– Të konfirmojë vullnetin e tij politik për luftën kundër korrupsionit përmes mbështetjes së të gjitha institucioneve relevante me autonomi të domosdoshëm në zbatimin e kompetencave, si dhe me resurse njerëzore dhe financiare dhe

– konsolidim të aktgjykimeve përfundimtare në rastet e korrupsionit të lartë, duke përfshirë sekuestrimin e pasurisë kriminele dhe sigurimin se përgjegjësia ligjore për përgjimin do të vazhdojë pavarësisht reformat rrjedhëse në sistemin e akuzës.

Në vendin e 93-të të indeksit për perceptimin e korrupsionit të Transparency International

Sipas Indeksit për perceptimin e korrupsionit për vitin 2018 të publikuar nga Transparency International prej 180 vendeve Maqedonia e Veriut është e radhitur në vendin e 93-të, bashkë me Gambinë, Guajanën, Kosovën, Mongolinë dhe Panamën, pasi që nga vendi i 64 më 2014, 66 më 2015, 90 më 2016 dhe ramë në vendin 107 më 2017.

Sipas Katica Nikollovës, anëtare e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, korrupsioni është sëmundje e rëndë dhe i rrënon institucionet dhe vlerat në shoqëri, ndërsa problemi më i madh është indiferenca se nuk mund të ndërmerret asgjë rreth kësaj.

“Sipas përkufizimeve në Ligjin, korrupsioni është keqpërdorim i postit, autorizimit publik, detyrës ose pozitës zyrtare për realizimin e dobisë, drejtpërdrejt ose përmes ndërmjetësuesit për vete ose për dikë tjetër. Sinonimi më i shpeshtë për korrupsionin është veprimi i institucioneve të sektorit shtetëror dhe publik. Mirëpo, korrupsioni mund të paraqitet në sektorë të ndryshëm, qofshin ato publike, private, po edhe joqeveritare”, bën të ditur Nikollova.

Korrupsioni në sektorin publik, sqaroi ajo, nënkupton korrupsion politik, korrupsion në agjenci qeveritare dhe organe drejtuese, siç janë policia, dogana, korrupsion në procedurat për ndarjen e mjeteve publike përmes koncesioneve, dotacioneve, subvencioneve, punësimit.

Ligji i ri për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave çel një front të ri për luftimin e korrupsionit.

KSHPK-ja për katër muaj punë ka çelur gjithsej 276 lëndë nga fusha e parandalimit të korrupsionit, prej të cilave 263 janë kallëzime të qytetarëve, 13 lëndë janë me iniciativë personale dhe katër lëndë në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e informatorëve.

Për 35 lëndë të zgjidhura vendimet janë publikuar në ueb faqen e Komisionit.

Sipas Nikollovës, ky është një numër i pakënaqshëm, por duhet pasur parasysh faktin se periudhat për zgjidhjen e lëndëve të këtij lloji në përputhje me ligjin është 60 ditë, ndonëse shikuar realisht nevojitet më shumë kohë.

“Gjatë periudhës së përmendur janë çelur 50 lëndë për ndjekjen e gjendjes pronësore të personave të zgjedhur dhe emëruar që ushtrojnë veprimtari publike, derisa në fushën e parandalimit të konfliktit të interesave me iniciativë personale janë çelur 66 lëndë. Pas kallëzimeve, parashtresave dhe kërkimit të mendimeve janë hapur 104 lëndë. Pas kontrollit të deklaratave për interesa 19 lëndë, ndërsa janë ngritur 23 procedura kundërvajtjeje”, deklaroi Nikollova.

Nga lëndët e çelura, thekson se për konflikt të interesave, gjegjësisht nepotizëm janë zgjidhur 28 lëndë, prej të cilave kanë dalë më shumë kërkesa për rishqyrtim të procedurave të zgjedhjes së bërë, si dhe dy iniciativa të parashtruara deri te PTHP-së për veprim të tyre kundër dy personave të zgjedhur për keqpërdorim të postit gjatë punësimit të personave të afërt.

“Nga analiza e lëndëve në fushën e konfliktit të interesave dhe nepotizmit gjatë punësimit para së gjithash në sektorin publik përcaktuan dobësi të rëndësishme në sistemin e punësimit. Për shembull, bëhen ndryshime në aktet për sistematizim me çka krijohen vende pune ose ndryshon lloji i arsimit të nevojshëm pak para hapjes së shpalljeve. Lloji i nevojshëm i arsimit në të shumtën e rasteve varet nga arsimimi i personit që duhet të punësohet. Punësohen persona përmes agjencive për punësime të përkohshme për të cilët nuk bëhet kontrolli nëse posedojnë arsimim dhe përvojë përkatëse, por në të shumtën e rasteve deri te ata dorëzohen lista me personat të cilët duhet të angazhohen. Nuk janë përcaktuar kritere për vlerësim të kandidatëve dhe as nuk ka praktikë për përpilimin e rang listave. Përzgjedhja se cili person do të punësohet në pjesën më të madhe do të varet nga e drejta diskrete e personit përgjegjës gjegjësisht drejtorit, për shkak të cilës arsye ka raste kur ata që janë radhitur më së miri nuk janë zgjedhur, por disa që kanë qenë të radhitur në vendin e 10 ose 15-të. Kandidatët e refuzuar vetëm kanë marrë lajmërim se janë të refuzuar pa mundësi ankimimi ose të përdorimit të ndonjë ilaçi tjetër juridik”, deklaroi Nikollova.

Sipas Nikollovës, qytetarët nuk duhet t’i inkurajojnë të punësuarit në administratën publike, drejtorët, gjykatësit, inspektorët, kryetarët e komunave dhe ministrat me mitë, për shkak se pagën e tyre e sigurojmë të gjithë ne nga tatimet tona.

Korrupsioni është problem në punën e 66 për qind të kompanive

Sipas pjesëmarrësve në konferencën për “Forcimin e integritetit dhe uljes së korrupsionit në biznes sektorin shtetëror dhe atë privat”, që u mbajt javën e kaluar në Shkup në organizim të Qendrës për komunikime qytetare dhe Shoqatës së qytetarëve “Konekt”, korrupsioni është problem për zhvillimin afarist të kompanive.

Sabina Fakiq nga Qendra për komunikime qytetare, bëri të ditur se hulumtimi për transparencë dhe llogaridhënie e 30 ndërmarrjeve më të mëdha që është bërë në tremujorin e fundit të vitit 2018 tregon se niveli mesatar i transparencës dhe llogaridhënie së ndërmarrjeve shtetërore arrin vetëm 28 për qind prej 100 të mundshmeve.

“Nivel më të lartë të transparencës dhe llogaridhënies tregoi NP për rrugë shtetërore me 52 për qind, ndërsa në fund gjendet SHA Qendra Tregtare e Qytetit me asnjë informacion të publikuar që në përputhje me ligjin duhet të publikohen”, deklaroi Fakiq.

Bëri të ditur se ndërmarrjet shtetërore nuk i kanë publikuar tremujorët dhe raportet vjetore financiare, nuk publikohen anëtarët e këshillave drejtuese dhe mbikëqyrëse dhe kontratat për furnizime publike, si dhe çfarëdo informacione për rendin e ditës dhe seancat e këshillave.

“Gjithë këto janë të dhëna që nuk flasin se ndërmarrjet shtetërore kanë ndjenjë se kanë në dispozicion resurse publike dhe se janë të obliguar të japin llogari për punën e tyre”, theksoi Fakiq.

Sipas Nikica Kusinkova nga shoqata Konekt, raporti i fundit për zbatimin e qëllimit 16 nga qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm tregon se brenda vitit vendet në zhvillim humbin 1,26 trilionë dollarë amerikan për shkak të korrupsionit dhe njëra prej pesë kompanive në nivel global është përballur me kërkim të mitos në raportin e tyre me institucionet.

“Në këtë drejtim është me rëndësi që bashkësia e biznesit të përfshihet në diskutimin dhe parandalimin e korrupsionit. Në Maqedoninë e Veriut 66 për qind e kompanive kanë deklaruar se korrupsioni është problem për zhvillimin e tyre afarist, që do të thotë se e dallojnë si problem për rritjen e tyre më të madhe. Një pjesë e madhe e tyre tregojnë se korrupsioni krijon konkurrencë jolojale, se i rritë shpenzimet e tyre të punës afariste”, deklaroi Kuinkova.

Bëri të ditur se vlerësimet në nivel global janë se për dhjetë për qind rriten shpenzimet e punës afariste për shkak të korrupsionit dhe madje deri 25 për qind në furnizimet publike.

KSHPK-ja është vetëm një pjesë e mekanizmit të suksesshëm për luftë efikase kundër korrupsionit

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska shprehet se me miratimin e Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave janë krijuar mekanizma për luftë efikase kundër korrupsionit, por ky nuk është organi i vetëm dhe nuk guxon të mbetet organi i vetëm në sistemin për luftë të qëndrueshme kundër korrupsionit.

“Në ligjin ekzistues e vendosëm termin integritet duke dashur të potencojmë se ky është parim që duhet të jetë kyç për punën e të gjithëve dhe e përkufizuam nga aspekti i ligjeve, ushtrim të pavarur, të paanshëm, etik, përgjegjshëm dhe transparent të punëve me të cilat personat zyrtar e ruajnë autoritetin e tyre dhe autoritetin e institucionit. Parashikuam edhe obligimin që institucionet brenda të krijojnë mekanizma që do t’i eliminojnë rreziqet nga korrupsioni i KSHPK-ja të jetë mbështetje në këtë proces”, deklaroi Deskoska.

Bëri të ditur se ashti siç për tango nevojiten dy vetë edhe për korrupsionin nevojiten dy vetë, për shkak të cilës arsye edhe mekanizmat janë të orientuar drejt të dyja anëve, drejt bartësit të korrupsionit aktiv dhe bartësit të korrupsionit pasiv.

“Vendosëm dispozita që duhet të paraqesin obligim për funksionarët publik që të shkyçen nga konflikti i interesave. Vendosëm dispozita personi që ka drejtuar shoqatë tregtare, pasi të marrë postin është i obliguar që menaxhimin t’ia besojë një personi tjetër. Në pjesën e supervizionit dhe mbikëqyrjes kontrolluese janë vendosur kufizime jo vetëm në rrjedhën, por edhe në pushimin e postit. Në këtë ligj vendosim ndalesë për përdorimin e informacioneve zyrtare me qëllim që të realizohet dobi për veten ose për dikë tjetër”, bëri të ditur Deskoska.

Kjo është korniza juridike, theksoi Deskoska, por shpesh ne nuk kemi vuajtur nga korniza juridike, por nga implementimi i zgjidhjeve ligjore.

“Këtu janë Komisioni Shtetëror për parandalimin e korrupsionit, por këtu e ka radhën Prokuroria Publike dhe gjykatat. Prandaj janë orientuar edhe përpjekjet tona drejt miratimit të Ligjit të ri për Prokurori publike, që do ta bëjë organ të përhershëm në sistemin që do të ketë kompetenca efikase ndaj të gjithëve që janë bartës të funksioneve publike. Momentalisht nuk kemi lajme pozitive në miratimin e Ligjit për prokurori publike, por shpresoj se përfundimisht do ta finalizojmë këtë ligj, që praktikisht duhet të na mundësojë edhe një mekanizëm të përhershëm për luftën kundër korrupsionit”, deklaroi Deskoska.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…