Parlamenti Evropian (PE) do t’i kërkojë Bashkimit Evropian (BE) që të pezullojë negociatat e anëtarësimit me Serbinë derisa ajo të vendosë sanksione ndaj Rusisë, thuhet në draftin e strategjisë së re të zgjerimit të BE-së.

Kështu thuhet në draft-raportin për strategjinë e re të BE-së në procesin e zgjerimit, në të cilin Radio Evropa e Lirë thotë se ka qasje, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë disa media në Serbi kanë publikuar pjesë të dokumentit.

“Vendoseni në prioritet përafrimin e vendeve të anëtarësimit me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe vazhdoni negociatat e anëtarësimit me Serbinë vetëm nëse vendi përputhet me sanksionet e BE-së kundër Rusisë”, thuhet në draft-raport.

Siç vënë në pah meidiat, dokumenti do të diskutohet nga eurodeputetët më 13 tetor në Komisionin për Punë të Jashtme të PE, ndërsa versioni përfundimtar i raportit do të marrë formën e një rezolute të Parlamentit Evropian – që pritet të ndodhë në nëntor.

Rezolutat e PE nuk janë ligjërisht të detyrueshme për vendet anëtare ose për institucionet e tjera evropiane.

Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve, grupi i dytë më i madh politik në PE, ka thënë tashmë se BE nuk mund të vazhdojë bisedimet e pranimit me Serbinë nëse Beogradi dështon të përafrohet me sanksionet e BE-së kundër Rusisë dhe ka njoftuar planet e tij për ta përfshirë këtë në raportin e ardhshëm për zgjerim të PE-së.

RFE vuri në dukje se, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, BE-ja i ka kërkuar vazhdimisht Serbisë që të vendosë sanksione ndaj Rusisë, në përputhje me vendimet e BE-së.

Vendet kandidate për në BE duhet të harmonizojnë në mënyrë progresive politikat e tyre të jashtme me atë të BE-së, përfshirë sanksionet, thonë burime në Bruksel.

Serbia është i vetmi vend në rajon që nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë, ndërsa të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë përafruar me politikën e BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Akademia e Shkencave të Arteve të Kosovës kundër “mini-shengenit”, porosi për Edi Ramën

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës kanë reaguar për nismën e…

Komiteti i Helsinkit: Qeveria t’u jep fund përfitimeve të spitaleve private në kohë të pandemisë

Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit, Komiteti i Helsinkit për të…

Fati i PSP-Së: Raundi i tretë pa marrëveshje

Ende nuk ka një marrëveshje mes shumicës dhe opozitës për Ligjin për…

A i ka hije një myslimani të tallet me kurbanët

Besimtarë të dashur! Të gjithë ju që keni therur kurban për hirë…

Banori i Haraçinës sulmoi policin, arrestohet bashkë me dy shokët e tij

Një banor i Haraçinës është arrestuar mbrëmë në zonën e Butelit pasi…