BOTË / NGA BOTA

Pse Rusia anuloi planin për të sulmuar fabrikën e çelikut në Mariupol?

Presidenti rus Vladimir Putin ka hequr të anuluar planet për të sulmuar fabrikën e çelikut Azovstal në qytetin port ukrainas të Mariupolit.

Në vend të kësaj, ai i tha ministrit të tij të mbrojtjes Sergei Shoigu se uzina – një kompleks i cili është ndër strehët e fundit të rëndësishme për forcat ukrainase në Mariupol – duhet të mbyllet dhe atyre brenda duhet t’u ofrohet edhe një herë mundësia për t’u dorëzuar.

Dhe një zyrtar ushtarak në pension i tha CNN të enjten se vendimi i Putinit “ushtarakisht … ka kuptim”.

Duke folur për CNN, nënkoloneli në pension Daniel L. Davis tha: “Nuk ka asnjë kuptim që thjesht të shkosh pas çdo personi individual në atë kompleks labirint… Nuk ka asnjë arsye për ta bërë këtë”.

“E tëra çfarë ata duhet të bëjnë është thjesht ta mbajnë atë pjesë të fundit të rrethuar dhe praktikisht qyteti është tashmë i tyre”.

Fabrika aktualisht po strehon qindra ushtarë dhe civilë.

Pas përpjekjeve të shumta të dështuara për të krijuar korridore të sigurta, katër autobusë evakuimi arritën të largoheshin nga Mariupol të mërkurën, sipas zëvendëskryeministres ukrainase Iryna Vereshchuk.

“Edhe pse rusët nuk shkojnë pas tyre [trupave ukrainase brenda uzinës], sepse i kanë rrethuar, ata nuk mund të marrin as ushqim apo ujë, aq më pak municion”, shtoi Davis.

“Rreziku për ata ushtarë është se ata do të vdisnin ngadalë nëse nuk marrin ndihmë. Unë mendoj se ndoshta në orët ose ditët në vijim do të dëgjoni se për ata ka pasur ndonjë negociatë”.

Putin deklaroi të enjten se Mariupol ishte “çliruar”, por Shoigu tha se forcave ruse do t’u duheshin tre deri në katër ditë për të marrë nën kontroll uzinën e Azovstal.

Zyrtarët ukrainas kanë mohuar se qyteti juglindor ka rënë në duart e Rusisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ulje drastike e çmimeve të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) publikoi çmimet e reja të derivateve të…

Arrestohen 3 persona nga Tetova

Sot (13-mars) rreth orës 04:30, në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë, zyrtarë…

Kamberi e quan dështim referendumin në Serbi

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi e ka quajtur dështim…

Nga nesër edhe për dalje nga shteti duhet test PCR negativ ose certifikatë vaksinimi

Përveç se në hyrje të shtetit, nga nesër edhe për dalje nga…

BE-ja prezanton paketën e katërt të sanksioneve ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian do të pezullojë trajtimin e privilegjuar tregtar dhe ekonomik të…